Kryevepra që Adnan Januzaj realizoi kundër Anglisë dhe që i dha fitoren Belgjikës, ka bërë që emri i futbollistit të përmendet ngado.
Januzaj ka folur në një intervistë të fundit edhe për festimin e golit pa realizuar simbolin e shqiponjës, ndryshe nga si vepruan Xhaka dhe Shaqiri.
“Sa i përket imitimit të festës së Xhakës apo Shaqirit, mund të them se nuk mendoj për politikën gjatë shënimit, por preferoj t’i festoj golat me shokët e skuadrës”, ka thënë Januzaj.
Mediat ndërkombëtare sportive shkruajnë se 24-vjeçari tanimë është shndërruar në një ‘problem’ për trajnerin, pasi mendohet se pas realizimit të golit spektakolar përkundrejt Anglisë, Januzaj do të kërkojë më shumë minuta në fushë të gjelbërt gjatë ndeshjeve të ardhshme.
The post S’bëri shqiponjën për golin kundër Anglisë, Januzaj: Nuk veprova si Xhaka dhe Shaqiri appeared first on Lajmi i Fundit.