Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa të vegjël jemi?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,557
Idetë e vjetra e të fiksuara në mendje, është e vështirë që t’i heqësh qafe. Për njerëzit kjo është më se e vërtetë. Pjesa dërrmuese e jona kemi një ide të ngulitur në kokë, se Toka është qendra e gjithësisë… Por fotografitë e mëposhtme, me siguri që do të na e ndryshojnë këtë mendim një herë e mirë



  1. Dielli është jashtëzakonisht shumë i madh
Të gjithë e dimë që Dielli është i madh. Por kjo fotografi, pjesë e një serie të madhe mbi përmasat e objekteve astronomikë realizuar nga John Brady, vë theksin se është i madh në atë shkallë, sa është thjeshtë e pamundur për mendjet tona të vockla njerëzore, që ta kuptojmë. Ne e mendojmë Tokën si një vend të madh: fluturimi përreth Ekuatorit, me një Boeing 747 me shpejtësi maksimale, do të kërkonte vetëm 42 orë. Fluturimi përreth Diellit me të njëjtën shpejtësi, do të kërkonte pothuaj gjashtë muaj.



2. Edhe Hëna është vërtetë shumë larg

Krahasuar me madhësinë e hapësirës në përgjithësi, Hëna është shumë pranë nesh: ndodhet vetëm 238 900 milje larg. Por krahasuar me përvojën tonë të përditshme, absolutisht cdo gjë në hapësirë është tmerrësisht shumë larg. Në hapësirën mes nesh dhe Hënës, mund të vendosësh të shtatë planetët e tjerë, dhe prapë do të mbetej pakëz vend. Kjo përfshin Saturnin dhe Jupiterin, të cilët janë, respektivisht, afro 9 dhe 11 herë më të gjerë se sa Toka.



3. Nga Marsi, Toka duket si një pikë e vogël në qiell

Nëse udhëton larg Tokës – le të themi në Mars, planeti i dytë më pranë nesh – planeti ynë do të dukej si një pikë e vockël në qiell. Kjo fotografi e realizuar nga roboti Curiosity i NASA-s është shkrepur në fakt kyr dy planetët ishin relativisht pranë: afro 99 milionë milje larg (në kohë të tjera në orbitat e planetëve, ata mund të jenë deri pesë herë më larg).



4. Si do të ngjante Amerika e Veriut mbi Jupiter

Jupiteri është i famshëm si planet i madh. Por kjo pamje, një prej krahasimeve të tjerë astronomikë të John Bradyt, do ju lërë pa fjalë. PIka e madhe e kuqe e Jupiterit – një ciklon që u vu re fillimisht në vitin 1965 – po tkurret, por ajo mbetet disa herë më e gjerë se sa Amerika e Veriut. Jupiterit dhe gjigandët e tjerë të gaztë janë kaq të mëdhenj, sepse temperaturat më të ftohta i lejuan që të mbahen tek gazrat më të lehtë si hidrogjeni dhe heliumi, që u larguan nga planetët e tjerë më të nxehtë pranë Diellit.



5. Nëse e zëvendëson Hënën me Saturnin

Një tjetër mënyrë për të kuptuar sa të mëdhenj janë gjigandët e gaztë, është të imagjinoni si do të na dukeshin nëse do të zëvendësonin Hënën. Ilustruesi Ron Miller e bëri këtë me një fotografi të një hëne të plotë mbi Luginën e Vdekjes, duke e zëvendësuar me secilin planet. Në këtë pozicion, Saturni do të zinte një hapësirë të madhe të qiellit, dhe eklipset diellorë do të zgjasnin me orë. (Sigurisht pasojat gravitacionale do të ishin shkatërrimtare).



6. Edhe një kometë e vetme është shumë, shumë e madhe

Kjo është kometa 67P/C-G – mbi të cilën roboti Philae zbriti në nëntor 2014 – e mbivendosur në Los Angeles. Në hapësirë, kometa është absolutisht shumë e vockël: vetëm 3.5 milje e gjerë. Por sërish, kjo pamje tregon se si shumica e gjërave në hapësirë janë shumë më të mëdha nga sa mund ta kuptoni.



7) E gjithë historia e SHBA, ka ndodhur brenda vetëm një orbite të Plutonit

Nuk është vetëm përmasa e objekteve në hapësirë që të lë pa frymë – është edhe madhësia e kohës në të cilën ndodhin ngjarjet në hapësirë. Plutonit i duhen 248 vite Toke për të ardhur në orbitë përreth Diellit. E thënë ndryshe, e gjithë historia e SHBA ka ndodhur përgjatë një orbite të vetme të Plutonit. Kur Plutoni ndodhej për herë të fundit në pozicionin që është sot, ne nuk e kishim shpikur aviacionin, e jo më fluturimin hapësinor. Kjo hartë u nxorr nga NASA, teksa pritej që Nju Hërajzën të bëhej e para anije kozmike që i afrohej planetit në korrik.



8. Plutoni nuk është as në skaje të sistemit diellor

Shumë prej nesh e imagjinojmë Plutonin e vogël dhe të ftohtë që të jetë në skaje të sistemit tonë diellor. Por nuk është e vërtetë. Orbita e PLutonit nxihet në brendësi të kutisë së vogël blu në mesin e kësaj harte. Përtej saj është rripi Kuiper, më pas Reja Oort – e cila besohet se ndodhet një mijë herë më larg se sa Neptuni.



9. Yjet e tjerë janë krejtësisht galaktikë

Kur largohesh nga sistemi diellor, ndesh në objekte – yje të tjerë – që e bëjnë të duket xhuxh diellin tonë, po ashtu sikurse dielli ynë e bën të duket xhuxhe Tokën. Yje edhe më të mëdhenj (si Antaresi dhe Betelgeuse) i bëjnë ata yje të duken gjithashtu të vegjël. Gjithmonë e më shumë, në univers ka yje me përmasa që janë thjeshtë të pakuptimta për trurin e njeriut.



10. Cdo yll që mund të shohësh ndodhet në rrethin e verdhë

Sigurisht, yjet janë shumë të mëdhenj. Por Rruga e Qumështit është edhe një herë, e madhe sa nuk ta pret mendja. Ky renderim, që tregon galaksinë në tërësië e saj, është një mënyrë për ta parë. Rrethi i verdhë përfshin të gjithë yjet që kemi parë ndonjëherë në qiell, pa ndihmën e teleskopit. Bazohet në faktin që, në kushte ideale, sistemi më i madh yjor që shihet nga njerëzit në Hemisferën jugore është e shndritshmja Eta Crinae – por në shumicën e vendeve, rrethi i verdhë do të ishte shumë më i vogël.



11. Galaksia jonë është një ndër 100 mijë

Pavarësisht madhësisë së pabesueshme, Rruga e Qumështit është vetëm një prej miliarda galaksive në Univers. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë hartësuar 100 mijë galaksi pranë Rrugës së Qumështit dhe zbuluan se ajo është pjesë e një supergrupi të quajtur Laniakea. Dhe ai është kufitar me një tjetër supergrup, Perseus-Pisces, që lëviz në drejtim të kundërt, dhe duket se të dy janë pjesë e një rrjete më të gjerë, e përbërë nga rrjete të dendur supergrupesh galaksish
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back