Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa kushtoi Lufta e Parë Botërore, dhe si e ndryshoi ajo botën

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Sa kushtoi Lufta e Parë Botërore, dhe si e ndryshoi ajo botën




Më 11 nëntor 1918, 102 vite më parë, hyri në fuqi një armëpushim që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. Më vonë, një traktat paqe do të nënshkruhej zyrtarisht duke i dhënë fund luftës, por as Armëpushimi, dhe as Traktati i Versajës nuk mund t’i jepnin fund vuajtjeve të shkaktuara nga Lufta e Parë Botërore, dhe as nuk mund të parandalonin Luftën e Dytë edhe më të madhe Botërore, që do të pasonte.
Kostot e asaj lufte janë të rënda, por jo të sakta. Fuqitë Aleate humbën mbi 5.5 milionë të vrarë në luftime, ndërsa Fuqitë Qendrore humbën mbi 4.3 milionë të vdekur në luftime. Është e lehtë të llogarisësh humbjen e jetës për një ushtar dhe familjen e tij, dhe me pak më shumë sforco mund të imagjinohet produktiviteti i humbur dhe kontributi për shoqërinë që mund të kishin dhënë miliona jetë të humbura.
Ndërkohë lufta shkaktoi mbi 12.8 milionë të plagosur nga Aleatët, dhe gati 8.4 milionë nga Fuqitë Qendrore. Shumë nga jetët e të plagosurve u shkatërruan për shkak të plagëve të tmerrshme, amputimeve, verbimit etj.
Akoma më i vështirë për t’u vlerësuar, janë miliona e miliona veteranë dhe familjet e tyre që pësuan plagë mendore dhe emocionale. Edhe vdekjet civile janë gjithashtu të lehta për t’u cituar, me rreth 4 milion. Por vlerësimet më të vështira janë ato që vijnë nga kequshqyerja gjatë Luftës, dhe mungesa e bujqësisë së përshtatshme, si dhe varfërisë kombëtare që sollën vitet e reduktuara të prodhimit të ushqimit dhe borxhit kombëtar. Shëndeti mendor i popullatës ishte një problem madhor për shkak të Luftës, por përpjekja për të bërë ndonjë lloj analize të hollësishme mbi këtë faktor është një mision i vështirë në mos i pamundur.

Ndërkohë Lufta e Parë Botërore, nuk është sigurisht arsyeja e vetme e Revolucionit Rus që rrëzoi Carin, dhe që çoi përfundimisht në krijimin e Bashkimit Sovjetik, por ajo sigurisht që kontribuoi në skenarin që bëri të mundur formimin e Bashkimit Sovjetik.
Edhe rritja e Adolf Hitlerit dhe ithtarëve të tij nazistë, mund t’i atribuohet drejtpërdrejt Luftës së Parë Botërore dhe traktatit të ashpër të paqes që e pasoi, së bashku me varfërimin e Gjermanisë dhe vështirësitë që përjetoi populli gjerman.

Lufta e Dytë Botërore zakonisht mendohet si një zgjatje e “biznesit të papërfunduar” të Luftës së Parë Botërore, dhe “farat” e Luftës së Dytë Botërore u mbollën me siguri nga Lufta e Madhe. Lufta e Dytë ishte vërtet serioze në aspektin e gjakderdhjes, me diku midis 60 dhe 80 milion të vdekur që i atribuohen Luftës së Dytë Botërore, mes të cilëve 50 milion ishin civilë.

Ndërkohë,Lufta e Ftohtë tepër e kushtueshme që pasoi Luftën e Dytë Botërore, mund t’i atribuohet në një mënyrë Luftës së Parë Botërore. Por ndikimi më i madh negativ që Lufta e Parë Botërore pati mbi qeniet njerëzore, erdhi vonë në luftë dhe zgjati 2 vitet e ardhshme:i ashtuquajturi Gripi Spanjoll.

Me një botë të keq-ushqyer dhe me kushte higjeno-sanitare të mjera rreth fushave të betejës, nuk është për t’u habitur pse shpërtheu në atë formë ajo pandemi. Në këtë rast, ajo vlerësohet se vrau midis 50-100 milionë njerëz në vitet 1918-1920, shumë më tepër sesa u vranë në Luftën e Parë Botërore nga armët. Disa vlerësime e rendisin pandeminë e Gripit Spanjoll të viteve 1918-1920 si më vdekjeprurësen në histori, duke
lënë në hije edhe Vdekjen e Zezë të viteve 1347-1351 për nga numri i viktimave.

Një kosto tjetër vdekjeprurëse e Luftës së Parë Botërore, dhe që shpesh neglizhohet, është dëmtimi i mjedisit i shkaktuar nga përdorimi i gazit helmues dhe miliona mina të pashpërthyera, dhe mjeteve të tjera të shpërndara në fushat e betejës.
Edhe sot, fermerët dhe punëtorët e ndërtimit ndonjëherë zbulojnë gazin mustardë që është vdekjeprurës dhe mbetet toksik për shumë dekada, madje me shekuj, dhe nuk prishet si helmet e tjera, arseniku dhe kimikatet e tjera.

Njerëzit vriten dhe gjymtohen nga minat dhe predhat e artilerisë që hedhin ende në erë,edhe mbi një shekull pasi ato janë vendosur. Vetëm rreth Ipre në Belgjikë, 260 civilë janë vrarë nga bombat e pashpërthyera të Luftës së Parë Botërore, që prej përfundimi të luftës, dhe 535 civilë të tjerë janë plagosur ose gjymtuar në të njëjtën zonë. Vetëm në vitin 2013, 160 ton municione u gjetën dhe u ç’aktivizuan nga zona e Ipre. Shumëzojeni atë me mijëra e mijëra fusha të tjera beteje në të gjithë botën, dhe do të merrni një panoramë të tmerrshme.

Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back