Rusia njofton përfundimin e punimeve të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”
Rusia njoftoi se ka përfunduar ndërtimin e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Veriore 2” i cili do ta furnizojë Gjermaninë.
Ndërtimi i tij kishte ngritur shqetësime se Evropa do të bie nën varësinë e Rusisë, por Gjermania pati thënë se kjo është një çështje e brendshme e saj.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, në muajin maj u pajtua për të hequr dorë nga sanksionet e mandatuara nga Kongresi kundër projektit.
Aleksei Miller, shefi ekzekutiv i gjigantit shtetëror energjetik rus Gazprom, njoftoi më 10 shtator se pas një viti vonesë për shkak të sanksioneve amerikane, tubacioni i përbërë nga dy linja paralele që secila shtrihen 1,230 kishte përfunduar.
Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” do të ridrejtojë eksportet e gazit natyror rus në Gjermani. Kjo do të bëhet përmes Detit Baltik duke shmangur Ukrainën. Ndërtimi i tij gjithashtu ia ndal Kievit rreth 2 miliardë dollarë tarifa të tranzitit.
Ukraina e ka kundërshtuar fuqishëm projektin duke e quajtur kërcënim për sigurinë.
Kongresi amerikan miratoi sanksione më 2019 dhe 2020 për të ndaluar përfundimin e projektit.
Sidoqoftë, administrata e Biden hoqi dorë nga disa sanksione si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Gjermaninë, një ndër vendet aleate kryesore.
"Balkanweb