- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,447
- Pëlqime
- 26,608
RREGULLAT E DASHURISË - Rumi
1.Gjurmimi për Dashurinë na ndryshon. Tek asnjë gjurmues të Dashurisë - pjekuria në këtë rrugë nuk ka munguar. Që nga momenti i parë që fillojmë të gjurmojmë Dashurinë - fillojmë të ndryshojmë nga brenda dhe nga jashtë.
2. Rruga drejt të vërtetës udhëtohet me zemër, jo me kokë. Zemra duhet të jetë udhëzuesi ynë kryesor – jo mendja. Përmes zemrës ne ballafaqohemi me egon tonë, e sfidojmë dhe përfundiminsht e mbizotërojmë. Duke e njohur egon personal, na çon deri tek njohja e Zotit.
3. Çfarëdo që ju ndodhë në jetë – pavarësisht se sa e vështirë të duket – mos iu dorëzoni dëshpërimit. Edhe kur të gjitha dyert janë të mbyllura, Perëndia do të krijojë një rrugë të re vetëm për ju, urë e re do të shtrihet aty ku ju do të shkelni. Jini mirënjohës. Është e lehtë të jesh mirënjohës kur është gjithçka mirë - Sufi është mirënjohës, jo vetëm për atë që iu është dhënë, por edhe për gjithçka që iu është ndaluar.
4. Kurrë nuk është vonë për të pyetur veten: A jam i gatshëm ta ndryshoj jetën time, a jam i gatshëm të ndryshoj nga brenda? Asnjë ditë e jetës sate nuk është e njëjtë me ditën e shkuar. Për fat të keq. Çdo moment, me çdo frymëmarrje të re, duhet të rinovohet vazhdimisht. Ka vetëm një mënyrë të lindim për një jetë të re - të vdesim përpara vdekjes.
5. Mendja dhe dashuria janë bërë prej materialeve të ndryshme – mendja njerëzit i lidhë në nyje dhe asgjë nuk rrezikon, e dashuria shpërndan të gjitha kushtet dhe rrezikon gjithçka. Mendja është gjithmonë e kujdesshme dhe këshillon: Ruju nga lumturia e madhe! Dashuria thotë: Gjithçka është në rregull, hedhu! Mendjen nuk është lehtë ta thesh, derisa dashuriën mund ta thesh lehtë edhe deri në copëza më të imëta – por në ato copëza të vogëla fshihet thesari. Zemra e thyer fsheh thesarin.
6. Në botë ka më shumë guru dhe mësues të rrem sesa yje në universin e dukshëm. Mos i ngatërroni ata që personalisht anojnë nga pushteti. Mjeshtri i vërtetë shpirtëror, qoftë burrë apo grua, vëmendjen tuaj nuk do ta orientojë kah vetja e tij, nuk do të pres nga ju dëgjueshmëri absolute apo adhurim të plotë, por do t’ju ndihmojë të vlerësoni dhe t’i mrekulloheni qenies suaj të brendshme. Mësuesit e vërtetë janë transparent sikurse qelqi – për të qenë në gjendje që përmes vetes së tyre të lejojnë të kalojë drita hyjnore.
7. Lehtë është ta duash Zotin e përkryer - të pa përlyer dhe pa mëkate siç veç është. Shumë më vështirë është ta duash njeriun me të gjitha mangësitë dhe pa përsosuritë e tij. Mos harroni, të njihni mundeni vetëm atë që jeni në aftë ta duani. Pa dashuri nuk ka urtësi. Nëse nuk mësojmë të duam të gjitha që i ka krijuar Zoti – nuk do të jemi të aftë me të vërtetë ta duam veten, e as të duam dhe ta njohim Zotin.
8. Mos u mundoni t’i rezistoni ndryshimeve që ju vijnë! Në vend të kësaj, lejoni që jeta të jetojë përmes jush. Mos u shqetësoni nëse jeta juaj ndryshon nga themeli. Si mund ta dini se kjo ku jeni tani është më mirë se ajo që vjen?
9. Vetmia dhe vetmitar janë gjendje të ndryshme. Kur jeni të vetmuar, leht mashtroheni se jeni në rrugën e duhur. Të jesh vetmitar është diçka ma mirë për ne se kjo do të thotë të jesh vetëm por s’do të thotë të jesh i vetmuar. Por, në fund të fundit, është më mirë të gjesh një personin që do të jetë pasqyrë e juaj. Mos harroni, vetëm në zemrën e një personi tjetër, ju mund të shihni vërtet veten dhe praninë e Perëndisë brenda vetes.
10. Universi është një qenie. Çdo gjë është e lidhur me një rrjetë të padukshme bisedash. Qoftë ne të vetëdijshëm për këtë ose jo – të gjithë ne jemi në biseda të heshtura. Mos lëndoni! Bëhuni të mishirshëm! Mos porgojni të tjerët pas shpinës së tyre! – madje edhe me çortime pozitive. Fjalët që dalin nga gojat tona – mbesin. Pandërprerë vazhdojnë të ushqehen në univers = dhe kjo do të na kthehet kur vjen koha e duhur për këtë. Djimbja e një njeriu do t’i lëndojë të gjithë njerëzit – gëzimi i një njeriu do të bëjë të shkëlqejnë fytyrat e të gjithëve.
11. I gjithë universi gjendet brenda çdo qenieje njerëzore - ti dhe qenia jote. Çdo gjë që ju shihni rreth vetes, përfshirë këtu edhe atë që ndoshta nuk ju pëlqen, madje edhe njerëzit që i urreni apo janë të neveritshëm për ju – në masë të caktuar janë prezent brenda jush. Kështu që as djallin mos e kërkoni jasht vetes. Djalli nuk është një forcë mbinatyrore – por vetëm një zë nga brenda dhe emocion i gabuar. Nëse e njihni veten plotësisht – nëse sinqerisht dhe fuqishëm ballafaqoheni me errësirën dhe dritën tuaj – do ta realizoni formën supreme të vetëdijës. Kur njeriu fillon të njeh veten – ai ka njohur edhe Zotin.
12. E kaluara është një interpretim dhe e ardhmja është një iluzion. Bota nuk lëvizë nëpër kohë në vijë lineare, nga e kaluara në të ardhmen – në të vërtetë koha kalon përmes nesh, dhe brenda nesh, në spirale të pafundme. Përjetësia nuk është kohë e pafundme, por thjesht - pa kohë. Nëse doni të përjetoni ndritjen e përjetshme, largoni të kaluarën dhe të ardhmen nga mendja juaj dhe qëndroni vetëm në momentin e tashëm.
13. Papastërtia e vërtetë është brenda – e jashtmja leht lahet. Ekziston vetëm një lloj papastërtie të cilin uji nuk mund ta lajë – e ajo është urrejtja dhe absolutizmi. Ato e ndotin shpirtin. Trupin tuaj mund ta pastroni duke u përmbajtur dhe me agjerim. Vetëm dashuria mund të pastrojë shpirtin tonë.
14. Shumica e problemeve në këtë botë dalin për shkak të gabimeve gjuhësore dhe keqkuptimeve të thjeshta. Fjalët kurr mos i kuptoni tekstualisht. Kur hyni në zonën e dashurisë, gjuha që njohim bëhet e tepërt. Ajo që nuk mund të thuhet me fjalë mund të paralajmërohet vetëm në heshtje.
15. Ferri është këtu dhe tani – edhe ******* gjithashtu. Mos u brengos për ferrin apo të ëndërrosh për parajsën – edhe njëra edhe tjetra ekzistojnë vetëm në këtë moment. Sa herë që dashurohemi ne ngrihemi në parajsë – sa herë që urrejmë, kemi zili apo grindemi me dikë – ne fundosemi në zjarrin më të tmerrshëm të ferrit.