Rrëfimi i "malësorit" që dashuroi shokun e ngushtë dhe dasma ‘alla’ shqiptare
Avokati shqiptar, Nick Nikic, i cili ka lindur në Nju Jork, ishte pasditen e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel. Teksa po fliste për pasionin që ka për gatimet shqiptare, ai zbuloi edhe një sekret nga jeta e tij private.
Kur moderatorja e njour, Bieta Sulo e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është homoseksual.
Avokati i shqiptar rrëfeu se romanca e tyre kishe nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin sek sual.
Nick shtoi se pas një predikimi në kishë, ai kishte kuptuar se çfarë donte realisht. Për të lumturia nisi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.
“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha avokati shqiptar, i cili shtoi se kanë në plan edhe një fëmijë.
“Do më vrasë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.
/tch