Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rizgjimi i së bukurës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Xhevdet Shehu

Poezi

Skënderbeu

Famën e tij e lidhin shpesh me shpatën legjendare,
Sikur vetëm në tehun e saj varej fati i lirisë.
Ndërsa aritmetika e tij ish e thjeshtë:
zemrat luftëtare
Shumëzuar me malet dhe fushat e Shqipërisë.

Armikun kurrë nuk e çmoi më të fortë,
Ashtu si më të dobët s’e quajti, me mospërfillje.
Para betejave ushtarëve u thoshte:
“Armiku është po ai –
një shkak i zakonshëm lavdie” *

Kështu fitoren s’e vuri ndonjëherë në dyshim,
Betejë pas beteje bënte udhë e rritej me të lavdia.
Për vete kish një shpatë,
i duhej një shpatë, sigurisht,
Dhe dihet se ç’shkroi për të historia.

———
* Sipas Barletit.

Epitaf për Migjenin

Vdiq fare i ri…
Si poet,
Vargjet s’i maste me ditë dhe orë.
Guxoi
E preku lartësitë,
Ndërsa fikej si meteor.

1986

Djali i Moxartit

Edhe ai u bë muzikant si i ati,
E deshi të ngjitej lart e më lart;
Thonë se në rini sukses të madh pati –
Gazetat komentonin fenomenin Moxart.

E prisnin si yll Volfgangun e ri.
Në bankete madhështore, në suaré,
Zonjushat e rrethonin kudo me dashuri,
I lëvdonin talentin, e ngrinin në ré.

Ai ngazëllehej e luante “Flautin magjik”,
Symbyllaz i lexonte notat në pentagram…
Kështu në Vjenë, kështu në Lajpcig,
Në Paris, Milano, Pragë, Amsterdam…

Në lozhat e buta zonjat bukuroshe
Mallëngjeheshin e derdhnin lot;
Në piano më me zjarr ai lozte,
E duartrokitje korrte plot…

Por, i dehur, s’vinte re diçka të thjeshtë,
Kur e duartrokisnin në skenat e teatrit:
Njerëzit me atë pritje aq të nxehtë
Kujtonin e i bënin homazh të atit.

Për veprën që gjeniu i la njerëzimit,
Për vuajtjet pa fund sa ishte gjallë,
Për vdekjen e parakohshme,
për harrimin…
I kthenin ata reston Moxartit djalë.

Kur e kuptoi këtë ai u tmerrua,
Por ishte vonë, shumë vonë, për dreq.
Iku nga skenat e…
askush për të s’u kujtua,
Dhe thonë se vdiq i mjerë, si mos më keq.

Sikur…

Çdo mjerim e prunë mollët!…
H. Hajne

Sikur ti të ishe më pak e bukur,
Do kishe mbetur anonime për mua.
Sikur unë të isha treguar pak më i matur,
Tani do përpiqesha emrin për ta kujtuar.

Sikur pranvera të mos kishte aq lule,
E maji mos na tërhiqte në livadhe,
E mos i ndjenim gurgullimat e krojeve në lugje,
E dita t’ish më e vogël e nata më e madhe…

Sikur në sy të mos kishe aq dritë
E në vështrim aq nëntekste…
Sikur unë të tregohesha njëçik hipokrit,
E mos e vrisja mendjen për ca fjalë e gjeste.

Sikur të mos ishim takuar fare në rrugë…
Sikur t’ia shtrëngonim pakëz frerët moshës…
Sikur!…
Sikur!…
Sikur!…
Sikur Adami të mos e kish ngrënë kokrrën e mollës?!

’97

Dikur
Patëm thënë
Me krenari:
Shqiptari
Armiqve
U derdh plumb në gojë!…

Aq shumë u dashuruam
Me plumbat,
Sa Shqipërinë
Një ditë
E futëm
Në gëzhojë!

1997

Pamje dimri

Horizontet gri.
Qielli i murrëtyer keq,
Me një mundësi të shprehur dëbore.
Tek – tuk shfaqen profile malesh krenarë,
Si portrete burrash të Rugovës,
Të gatshëm për prova të reja qëndrese
Përballë kohës.

Shtetrrethim

Shshsht!
Flisni me zë të ulët,
Se muret kanë vesh.

Shshsht!
Përgjojnë civilët me kobure,
Dhe policët me skafandra në shesh.

Shshsht!
Poshtë tavolinave ka mikrofona,
Dhe jashtë në rrugë ka furgona.

….
Njerëz të zymtë në pikëpjekje,
Të heshtur si në ditëvdekje.
Flasin me shenja me njëri-tjetrin
Dhe,
s’mund të qeshin.

Mbajnë zi për shtetin.

1997.

Kalendar

Hëna pikonte vrer mbi ullinj,
Kur me njëri-tjetrin përgjakeshin albanët.
Fantazma e harruar e luftës u shfaq befas e rreptë.

Kronikat thonë se po afronte viti Dymijë.
Në kioskat e Tiranës shiteshin kalendarë
Hixhri Njëmijekatërqindeshtatëmbëdhjetë…

Biografi

Gjithë ç’ju kam thënë janë të vërteta.
Jeta ime pa enigma.
Për privilegje miq nuk pata.

Tani?
Jam shumë i ri për të dhënë këshilla,
Dhe tepër i moshuar për t’u dehur me lëvdata.

Gjendje e jashtëzakonshme

Janë të rrepta oraret.
Ngjallemi në shtatë,
Vdesim më nëntëmbëdhjetë.

Vetmia çmend natën trotuaret.

2 prill 1997.

Engjëj të strukur

Vërtitemi në këtë botë të mbrapshtë, hipokrite, perverse,
Pa ditur se ç’bëjmë, pa ditur ku shkojmë.
Somnambulë të përjetshëm, fatkeqë, të pashpresë,
Shtyjmë ditët si buajt, përpiqemi të harrojmë.

Mes anarkisë së përgjithshme, me krisma dhe vdekje,
Një diell iluzor, arkaik, i mërzitshëm, përpiqet të na grish;
Udhëtojmë drejt njëri-tjetrit e s’arrijmë kurrë në pikëpjekje,
Vdesim e ringjallemi për t’u vetëmashtruar sërish…

Përtej shëmtisë, përfytyrojmë çdo çast një ditë të bukur,
Themi fjalë të mençme mes një sinqeriteti absurd dhe rebel.
E dimë, jemi tmerrësisht naivë, engjëj të strukur,
Mes demonëve të pashpirt, mafiozë e kriminelë.

8 prill 1997

Neroni

Neroni, dihet, i vuri zjarrin Romës,
Dhe hyri në histori mes flakëve dhe tymit të dendur…
Ka njëzet shekuj që njerëzimi me gisht e tregon
Si zjarrvënës dhe të çmendur.

1997.

Këtu…

Këtu pushtetarët përgjërohen për ndershmërinë,
Pasi të grabisin xhepat;
Këtu shteti betohet për demokracinë,
Edhe kur djeg gazetat.

Këtu deputetët lëvdojnë ligjshmërinë,
Pasi të vjedhin votat.
Këtu kolegët të shajnë rakinë,
Pasi i kanë përmbysur të gjitha gotat…

1997

Kur bien tërmete…

Kur toka dridhet,
Ende pa u pushtuar vendi nga flakët,
Dhe shtëpisë pa i rënë trarët,
Njerëzit hutohen,
S’dinë nga t’ia mbajnë…

Minjtë arratisen të parët.

Prill 1997

Nëse mbetëm gjallë…

Nëse mbetëm gjallë këtë pranverë,
Mos u gëzo. Është krejt rastësi…
Mund të ishim vrarë si plot të tjerë,
A sakatë të mbeteshim. Kushedi.

Mos u gëzo. Vdekja mban vesh…
Një plumb i vockël sa një thua,
I shkrehur padashje në ndonjë shesh,
Mund të shkurtonte ditët e mia, ditët e tua.

Do të na fusnin në dhé me nxitim,
Ca njerëz të mbledhur rastësisht…
E ne do të preheshim n’ amëshim,
Me një brengë të madhe në shpirt.

Por mbetëm gjallë…
Prapë ti mos qesh!
Fqinjët po qajnë për djalin e vdekur…
Hija e vdekjes mbeti midis nesh,
Dhe ne të gjymtuar në shpirt kemi mbetur.

1997.

Erdh’ një kohë…

Eh, ç’kohë e çuditshme erdh!
Mali u bë fushë, këneta u bë mal…

Janë shtuar aq shumë ata që flasin me vete,
Saqë ata që s’flasin ngjajnë anormalë.

1998.

E bukura

Mënjanuar, heshtur ti trishtohesh,
Pa e ditur as vetë ku je strukur…
Por vjen një ditë dhe ti rizgjohesh,
Si gjithnjë:
E bukur!

2008
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back