Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rifillojnë protestat në Serbi, opozita: Kërkojmë anulimin e zgjedhjeve

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,069
Pëlqime
39,539

Kundërshtarët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u mblodhën të premten në mbrëmje jashtë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që zgjedhjet e muajit të kaluar të anulohen për shkak të parregullsive në shkallë të gjerë, që u raportuan nga vëzhgues lokal dhe ndërkombëtarë.​


Grupi “Serbia kundër dhunës”, ka akuzuar qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb. Presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për ankesat.

Politikani i opozitës Radomir Lazoviç tha se “kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”.

Rreth 2,000 protestues parakaluan gjithashtu drejt selisë së transmetuesit publik të Serbisë RTS, të cilin ata e akuzojnë për qëndrime pro qeveritare.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve raportuan raste të blerjes së votave dhe mbushjes së kutive të votimit dhe thanë se zgjedhjet serbe përgjithësisht u mbajtën në “kushte të padrejta”.

Partitë e opozitës dhe vëzhguesit e pavarur lokalë të zgjedhjeve kanë pohuar se votuesit u dërguan me autobus në Beograd për të hedhur votat për partinë në pushtet, pasi u regjistruan në adresa false.

Mijëra veta protestuan për ditë të tëra në fund të dhjetorit, duke akuzuar presidentin Vuçiç për vjedhje votash. Policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi dhjetëra veta pasi protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit në një nga demonstratat.

Megjithëse presidenti Vuçiç thotë se dëshiron ta udhëheqë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kritikët e akuzojnë udhëheqësin populist për imponimin e një autokracie duke marrë kontrollin mbi mediat kryesore dhe mbi të gjitha institucionet shtetërore.

Serbia duhet të forcojë sundimin e ligjit dhe liritë demokratike për t’u bërë anëtare e bllokut 27-vendesh./VOA/
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back