Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Reflektim

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Korrik 26, 2017
Mesazhe
51,204
Pëlqime
79,442
Po e hap kete teme per sensibilizim ose reflektim...kushdo mund te postoje gjera qe mbajne mesazhe te forta.
Po e nis unè.


Kur u ktheva mbrëmë në shtëpi teksa ime shoqe po shërbente darkën, ia kapa dorën dhe i thashë, kam diçka për të të thënë. Ajo u ul dhe hëngri me qetësi. Përsëri vura re trishtimin në sytë e saj. Papritur nuk po dija si ta hapja gojën. Por duhet ta njoftoja për atë që po mendoja. Dua divorcin, i thashë me zë të ulët.
Ajo nuk dukej e zemëruar nga fjalët e mia, përkundrazi më pyeti butësisht, pse? Unë ia shmanga përgjigjen. Kjo e nevrikosi atë. Ajo hodhi me inat lugët dhe më bërtiti, ti nuk je burrë! Atë natë, ne nuk i folëm njëri tjetrit. Ajo qante. E dija që ajo donte të kuptonte se çfarë i ndodhi martesës sonë. Por unë nuk mund ti gjeja një përgjigje të kënaqshme asaj; ajo kishte dalë nga zemra ime dhe tashmë vendin e saj e kishte zënë Arta. Nuk e doja më atë, thjesht kam patur mëshirë për të.

Me një ndjenjë faji të thellë, hartova një marrëveshje divorci që deklaronte se gruaja mund të mbante shtëpinë tonë, makinën tonë, dhe 40% të kompanisë sime. Ajo i hodhi një sy kalimthi letrës dhe e grisi e bëri copash. Gruaja që shpenzoi 10 vite të jetës së saj me mua, tashmë ishte bërë e huaj. Me erdhi keq për kohën e saj të humbur, burimet dhe energjinë e saj që harxhoi për mua, por nuk mund ta ktheja mbrapsht atë që i thashë për Artën qe e dua marrëzisht. Më në fund ajo qau me zë të lartë përballë meje, të cilën e prisja. E qara e saj për mua ishte si një lloj lehtësimi. Ideja e divorcit që më ishte fiksuar për javë të tëra, tashmë dukej më e realizuar e qartë.

Ditën tjetër u ktheva në shtëpi shumë vonë dhe e gjeta atë duke shkruar diçka në tavolinë. Nuk hëngra darkë por shkova të fle menjëherë dhe gjumi më zuri shpejt pasi isha i lodhur pas një dite të mrekullueshme me Artën. Më doli gjumi, ajo ishte akoma atje në tavolinë duke shkruar. As që më interesonte më dhe u ktheva në anën tjetër e fjeta përsëri. Në mëngjes ajo më tregoi kushtet e divorcit. Ajo nuk donte asgje nga mua, por vetëm ta shtynim divorcin për një muaj dhe të dy të mundoheshim të jetonim një jetë sa më normale të ishte e mundur. Arsyet për këtë kusht të sajin ishin të thjeshta. Djali ynë kishte provimet përfundimtare këtë muaj dhe ajo nuk donte ta shpërqëndronte djalin me ndarjen tonë.

Për këtë isha dakord dhe unë. Por ajo kishte dhe diçka tjetër. Më kërkoi të kujtoj ditën e parë të martesës sonë. Duhet ta mbaja në krahë çdo mëngjes, ta nxirrja nga dhoma e gjumit deri tek dera kryesore. Fiks si bëmë natën e parë të martesës. Mëndova se po çmendej. Vetëm për ti bërë ditët tona të fundit të durueshme pranova kërkesën e saj të çuditshme.

I tregova Artës për kushtet që më kishte vënë ime shoqe për divorcin. Ajo qeshi me të madhe dhe tha se ishte absurde. Çfarë do marifeti që po mundohet të bëjë, ajo duhet të përballet me divorcin, tha Arta me përbuzje. Ime shoqe dhe une nuk kemi patur kontakt fizik që kur kam ndarë mendjen se kisha për qëllim divorcin.

Kështuqë kur e mora ditën e parë në krahë, që të dy u ndjemë të ngurtë. Djali yne duartrokiti mprapa nesh, babi po mban mamin në krahë. Fjalët e tij më sollën një ndjenjë dhimbjeje. Nga dhoma e gjumit tek dhoma e ndenjes, pastaj tek dera kryesore, bëra 10 metra me të në krahë. Ajo mbylli sytë dhe tha me zë të ulët, mos i trego djalit për divorcin. Unë ula kokën, duke u ndjerë disi i mërzitur. E ula jashtë derës. Ajo shkoi të presë autobuzin për në punë. Unë mora makinën dhe shkova në zyrë i vetëm.

Ditën e dytë, që të dy vepruam më me lehtësi. Ajo u mbështet në gjoksin tim. Mund të nuhasja aromën e bluzës së saj. Vura re që nuk e kisha parë këtë grua me kujdes për një kohë të gjatë. Vura re që ajo nuk ishte më e re. Në fytyrën e saj kishte disa rrudha të imëta, flokët e saj po i bëheshin gri! Martesa jonë i kishte kushtuar goxha asaj. Për një çast pyeta veten se çfarë i kam bërë asaj.

Ditën e tretë, kur e ngrita lart, vura re që një ndjenjë intimiteti po rikthehej. Kjo ishte gruaja që më dha 10 vite të jetës së saj.

Në ditën e katërt dhe të pestë, vura re që ndjenja jonë e intimitetit po rritej përsëri. Nuk i tregova gjë Artës për këtë. E kisha shumë të lehtë ta mbaja atë ndersa muaji kalonte. Ndoshta stërvitja e përditshme më bëri mua më të fortë. Ajo po zgjidhte çfarë të vishte një mëngjes. Ajo provoi disa fustane por nuk mundi të gjejë një të përshtatshëm.

Pastaj psherëtiu, të gjitha fustanet e mia janë bërë të mëdha. Papritur vura re që ajo ishte dobësuar shumë, kjo ishte arsyeja që unë e mbaja atë aq kollaj në krahë. Kjo më vrau. Ajo kishtë varrosur kaq shumë dhimbje dhe hidhërim në zemrën e saj. I preka kokën pa vetëdije. Në atë moment vjen djali dhe tha, Babi, është koha të mbash mamin në krahë ta nxjerrësh tek dera. Për atë, ishte bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij të shikojë të atin teksa mban mamanë e tij në krahë. Ime shoqe ia bëri me shenjë djalit të afrohej dhe e përqafoi atë fort. Ktheva kokën nga ana tjetër se kisha frikë se këtë herë do ndryshoja mendje në momentin e fundit. Më pas e mora në krahë, dola nga dhoma e gjumit, eca nëpër dhomën e ndenjes dhe tek dera kryesore. Dora e saj rrethoi qafën time butësisht dhe në mënyrë natyrale. E mbaja trupin e saj fort, ishte tamam si dita jonë e parë e martesës. Por pesha e saj e dobët më bëri të mërzitem.

Ditën e fundit, kur e mora në krahë nuk më bëhej të hidhja asnjë hap. Djali kishte shkuar në shkollë. E shtrëngova fort dhe i thashë, nuk e kisha vënë re që jetës sonë i mungonte intimiteti. Mora mora makinën, arrita në punë dhe dola nga makina me shpëjtësi pa e kyçur derën. Kisha frikë se çdo vonesë do të më bënte të ndryshoja mendje. Ngjita shkallët. Arta hapi derën dhe i thashë asaj, më vjen keq Arta, unë nuk e dua më divorcin.

Ajo më vështroi, u habit, dhe pastaj më preku ballin. A mos ke temperaturë? Ia hoqa dorën nga balli im. Më vjen keq Arta i thashë, unë nuk do të divorcohem. Jeta ime martesore ishte e mërzitshme ndoshta ngaqë une dhe ajo nuk i vlerësonim detajet e jetëve tona, dhe jo sepse ne nuk e donim njëritjetrin më. Tani kuptova se përderisa e mbajta në krahë dhe e solla në shtëpinë time ditën e parë të martesës, ateherë në krahë duhet ta mbaj deri sa jeta të na ndajë.

Arta u duk sikur sapo u zgjua. Me dha një shuplakë të fortë, përplasi derën dhe iku në lot. Unë zbrita shkallët dhe u largova. Tek dyqani i luleve porosita një buqetë për gruan time. Shitësja më pyeti se çfarë të shkruante në shënim. Unë qesha dhe shkruajta, “Unë do të të mbaj në krahë çdo mëngjes nga dhoma e gjumit tek dera kryesore, deri sa vdekja të na ndajë!”. Atë mbrëmje erdha në shtëpi, me lulet në dorë, një buzëqeshje në fytyrë, ngjita shkallët dhe gjeta gruan time të shtrirë në krevat - të vdekur.

Ime shoqe kishte qenë duke luftuar me kancerin për muaj të tërë dhe unë isha aq i zënë me Artën saqë as nuk e kisha vënë re. Ajo e dinte që do të vdiste së shpejti dhe donte të më shpëtonte nga çdo veprim i djalit tonë, në rast se do të kishim bërë divorcin.

kështuqë, unë tashmë jam një bashkëshort i dashuruar- të paktën në sytë e djalit tonë.

Morali:
Detajet e vogla në jetët tona janë ato që kanë vërtet rëndësi në një marrëdhënie. Keshtuqë gjej kohën të jesh shoku i bashkëshortes tënde dhe bëni ato gjërat e vogla për njëri tjetrin.
 
Nje nate kthehem me heret se nga puna gjej familjen afer njeri-tjetrit bisedojm pak dhe shtrohet darka, vej re qe darka nuk ishte e bere mire , nuk haj asgje thjesht shikova time shoqe dhe buzesh ,me shikojn edhe femijet qe po buzeqesha, mbasi ngrihet darka nje nga femijet me afrohet afer , dhe me pyet Babi un e kuptova se perse nuk hengre gje ti , dhe ja ktheva prap me nje buzeqeshje , degjo Babin mami ka pas shum angazhime ne punet e saj - harmonia ne nje cift duhet te jet pikerisht kshu -
 
Né nje dit shiu , sapo kthehem né shpi e shoh ate te ulur né karrige me cigaren né dor , e pyes Ca ka Cka ndodhur? Me hedh nje veshtrim e me thot , e di qe kam gabuar e di qe te kam lenduar Por sdua ta bej me e fillon me tregon historin e tij . Ulem bashk me te zemra me rreh fort lotet me dalin nga syt , zeri sme del vec ul koken e them Cdo bej tani si te reagoj si te flas ca ti them ?! Mendja ime me thoshte ti beja gati valixhet e ta nxirr ja nga ajo shpi Por zemra ime tjeter gje donte. Né heshtje rri duke menduar cdo gje cdo kujtim cdo cast lumturi e hidherimi isha me te dhe me Gjysem ze I them . Uroj ta kesh kuptuar gabimin , e me behet qefi qe u ri ktheve perseri i jap nje perqafim e né nje cast shperthejme te dy né lot.

Ps: Nuk ka njerez perfekte gabimet jan njerezore por familja eshte e shenjt. E mar nga nje roman
 
Editimi i fundit:
Frank dhe young
Nuk keni pse talleni neper tema sensibilizimi. Cfare tmerri. Nese keni ndonje mesazh te forte bujrum do ju lexoja me kenaqesi..por jo te hap syte e te lexoj budallalleqe.
Sa turp!
Admine mbani paster forumin se po na iken deshira te komentojme.
 
Nje moment reflektimi mendoj se me takon edhe mua pasi kerkova te ne nje fare menyre te prishja, ate vet cdo deshiroja te krijoja dhe pse jo te merte nje dimesion te bukur ne internet.

Gabime kam plot por mendoj se njeriu duhet reflektuar dhe te shikoj pertej kesaj dhe ti mare gjerat me me sportivitet sic thote dhe miku im me i mire @molecule

Dhe me duhet ta falenderoj qe me ka ndihmuar dhe me ka mbeshtetur gjithmone ne vendimet e mia.

Faleminderit per kete teme @Dorina sinqerisht! :)
 
“...Kur je vërtetë fatkeqe, një javë është sa një jetë e tërë. Ndihesha fatkeqe fund e krye, me të tëra që kam; kështu që pas një jave isha krejt e kapitur, e thyer, e zbrazur. Deri flokët i kisha fatkeqë, lëkurën, shtratin, **** edhe rrobat. Aq isha e mbushur me fatkeqësi, saqë për mua s’ekzistonte gjë tjetër. Dhe kur s’ekziston më asgjë, fatkeqësia fillon të mos jetë më fatkeqësi...
Sepse mbetesh bosh fare dhe s’ke me çfarë e krahason më vuajtjen. Dhe pastaj të mbetet vetëm rraskapitja e plotë, e shurdhër, gjersa çdo gjë kalon e shuhet.
Dhe njeriu nis dalëngadalë të jetojë përsëri...”.
 
Histori e bukur dhe si gjithemon nuk dime t'i vleresojme te mirat kur i kemi deri sa i humbasim
 
Sa here marr vendime bertas ne heshtje ...sepse atehere degjohen me shume
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back