Receta më e thjeshtë për të përgatitur crème brulee në shtëpi
Kremi bruleè është një nga ëmbëlsirat më të njohura të kulinarisë franceze dhe literalisht do të thotë ``krem i djegur``.
Përbërësit:
200 ml qumësht
800 ml pana e freskët
9 të verdha vezësh
1 shkop vaniljeje
Sheqer kane
Përgatitja:
Vendosni në zjarr panën me qumështin dhe shkopin e vaniljes derisa të marrë valë.
Përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe shtojini tek masa e panës me qumësht.
Kalojeni përzierjen në sitë dhe më pas në tavat një-racionëshe.
Piqini në furrë të vendosura brenda një tepsie me ujë për gjysmë ore.
Vendosini në frigorifer për të paktën një orë.
Në momentin e servirjes spërkatini me sheqerin e kanës dhe karamelizojini me flakë të ndezur.