Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reguar lidhur me shkrimet mbi Konferencën e organizuar prej saj për 75 vjetorin e Çlirimit.
Në një email dërguar në redaksinë e Dita, Akademia flet fillimisht për “keqkuptime” për shkak të “shkurtësisë së tekstit”, por më pas gjuha e reagimit bëhet e ashpër.
Duket se me tekstin kanë punuar më shumë se dy duar.
Në reagim tradhtohet midis rreshtave qëllimi i termave të rinj dhe mendimi real i organizatorëve të konferencës.
“Antifashizmi popullor nuk ka pse të shqetësojë askënd. Përkundrazi, historia e popullit shqiptar duhet të provojë e riprovojë jo vetëm rëndësinë e rreshtimit të tij në krahun e aleancës më të përparuar botërore, por edhe pësimet e rënda që kanë njohur ekonomia dhe resurset e vendit, grabitjet, krimet, djegiet dhe shkatërrimet, që jo vetëm ndërprenë zhvillimin e vendit, por e varfëruan popullin dhe shtetin” – thotë deklarata e ASH.
Njësoj me Institutin e Tufës, edhe Akademia rreket të shpëtojë nga kritikat për ndryshimin e narrativës historike të LANÇ, duke bërë sikur ngatërron periudhën e luftës me atë pas çlirimit.
Më poshtë pjesë nga reagimi i Akademisë:
*
Për konferencën kushtuar 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
Akademia e Shkencave mirëkupton shqetësimin e atyre që, me të drejtë, mund të jenë keqkuptuar për shkak të shkurtësisë së tekstit tonë lidhur me konferencën kushtuar 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Ne bëjmë dallimin midis tyre dhe personave që, në mënyrë të qëllimshme, kanë përdorur njoftimin tonë për të ndërmarrë sulme dashakeqëse ndaj Akademisë së Shkencave.
Në të njëjtën kohë, Akademia e Shkencave i është përmbajtur dhe i përmbahet mendimit që ngjarje të tilla jubilare, si 75-vjetori i fitores antifashiste, përveç evokimit të lavdisë së kësaj fitorje dhe aspekteve përkujtimore, mund dhe duhet të shërbejnë si shkas për nxitjen e mendimit shkencor, përmes një rrafshi tematik orientues, për ndriçimin e vlerave të antifashizmit në Shqipëri, si lëvizje rezistence, si qendresë kundër pushtuesve, si lëvizje mendimi dhe si përballje kombëtare e popullore me ushtritë pushtuese.
Programi orientues i problematikës së konferencës, konkursit dhe botimeve jo vetëm që nuk ka për qëllim lënien mënjanë të rezistencës së organizuar antifashiste, jo vetëm që nuk e largon vëmendjen prej lavdisë historike të ushtrisë së rregullt partizane, por u vjen në ndihmë studiuesve për të bërë kërkime edhe për çështje që për një arsye a një tjetër janë studiuar pak ose aspak.
Një konferencë shkencore me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar mund dhe duhet t’ia dalë të shtrojë edhe çështje të reja, pa fanatizëm dhe pa ngurtësi, për koston njerëzore dhe materiale që ka paguar populli dhe kombi shqiptar, me dhe pa uniformë, atje ku e zuri ora e luftës për lirinë e vet dhe fitoren botërore antifashiste.
Studimet e sotme historiografike europiane, studime që njohën një hapje të dukshme me përfundimin e luftës së ftohtë, janë të prirura ta zgjerojnë kuptimin e antifashizmit, dhe kjo vetëm e lartëson epokën dhe protagonistët e saj.
Qysh në Konferencën e Paqes (1946) dhe në vijimësi me të drejtë shteti shqiptar ka insistuar për të bërë të ditur bazën e gjerë të mbështetjes popullore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Dhe kjo bazë e gjerë është antifashizmi i popullit shqiptar, pa të cilin fitorja e saj do të kishte qenë e pamundur. Është ai antifashizëm që kërkoi me urtësi Konferenca e Pezës, për një bashkim popullor pa dallim feje, krahine dhe ideje, për një rezistencë popullore që ngrihej mbi ideologjitë dhe dallimet e tjera.
Antifashizmi popullor nuk ka pse të shqetësojë askënd. Përkundrazi, historia e popullit shqiptar duhet të provojë e riprovojë jo vetëm rëndësinë e rreshtimit të tij në krahun e aleancës më të përparuar botërore, por edhe pësimet e rënda që kanë njohur ekonomia dhe resurset e vendit, grabitjet, krimet, djegiet dhe shkatërrimet, që jo vetëm ndërprenë zhvillimin e vendit, por e varfëruan popullin dhe shtetin.
Debatet e ditëve të fundme kanë krijuar shqetësime fiktive në opinion, duke shtrembëruar të vërtetat deri në thelbin e tyre. Në asnjë prej temave orientuese të thirrjes publike për kontribut, që do të verifikohen prej historianëve të periudhës në një proces shkencorizimi – dhe kjo është epërsia e konferencave me thirrje të hapur – nuk është lënë as të kuptohet, as të nënkuptohet, që Akademia e Shkencave ka për qëllim të vërë në diskutim emrin e luftës antifashiste të popullit shqiptar, të harrojë apo të mënjanojë qendresën historike partizane, të vërë në diskutim dëshmorët e veprën e tyre, të rehabilitojë kolaboracionizmin apo të errësojë lavdinë e epokës.
Këto janë dëshira të sëmura dhe paragjykime të qëllimshme. Ato paraqiten në media dhe opinione për të dëmtuar, siç kanë dëmtuar vijimisht prej disa vitesh, emrin dhe imazhin e Akademisë së Shkencave. Ato janë gjykime njerëzish që nuk shqetësohen aspak për luftën, por fërkojnë duart që gjetën “lajthitje” në një thirrje publike të Akademisë së Shkencave, sepse, siç e pohojnë edhe vetë, Akademinë e Shkencave e duan të zhdukur, të çrrënjosur.
Por Akademia e Shkencave tashmë është në një proces të pakthyeshëm reformimi dhe dëshirat e sëmura të njërit apo tjetrit nuk mund të bëhen pengesë për ecjen e saj përpara.
Ata kanë aq shumë dhimbje hipokrite pse “Akademia e Shkencave e ka braktisur luftën”, sa bëjnë sikur duan të mbrojnë antifashizmin e popullit shqiptar me qëllim që të shfaqen sa më ndikues në opinion pse Akademia e Shkencave nuk duhet të ekzistojë.
Komisioni organizues i konferencës, në përmbushje të funksioneve të veta, së shpejti do zhvillojë konsultime konkrete për problematikat e konferencës.
a.d. / dita