Ndoshta kësaj here do ishte më mirë të flisja për rastësitë. E kam fjalën për ato të cilat të ndryshojnë jetën.Të flas për ato të cilat shpesh na pëlqen t’i quajmë forcat e universit. Në një farë mënyre bën sens, se ne priremi të besojmë në diçka shumë më të madhe sesa vendimet tona, madje t’ia atribojmë meritat një force shumë më mbinjerëzore. Dikush qiellit, tokës, diellit, erës, yjeve e dikush dikush një force Krijuese e të gjithë të sipër përmendurave, por që në sëcilen prej tyre duhet të ekzistojë ajo fuqi që depërton përtej fuqisë njerëzore. Ndoshta kjo i bën njerëzit të ndihen më mirë, se jo të gjitha rastësitë shoqërohen me funde të lumtura, e kam fjalën për lumturinë klishe të “..dhe jetuan të lumtur në jetë të jetëve”, tani ky fund në një farë mënyre duhet shfajësuar dhe në momentin që kuptojmë se nuk është në dorën e njëriut aty fillon lulëzimi i ngushëllimit dhe fillojmë të besojmë tek të ashtuquajturat “forcat e universit”.
Çarshia, e këtij qyteti, me këtë forcën për të përcjellë diçka më tepër spirituale sesa thjesht një vend për t’u vizituar dhe për t’u parë, më krijon shëmbëllimin e të jetuarit në dy botë paralelisht. Çdo copë e atyre kalldrëmave që shkel është një zë në të kaluarën, jo timen por të njerëzimit bashkë me mua. Diçka që të thërret me zë të lartë po çuditërisht askush nuk e dëgjon, diçka e veçantë që të bën thirrje të jetosh. Një ngrohtësi, që kufizohet vetëm në këtë perimetër, sikur të thuash jashtë saj të pret një i ftohtë i acartë. Një lëngim i çdo këmbe që ka shkelur në të dhe nuk është ndalur të dëgjojë se ka nevojë vetëm të duhet edhe të ruhet. Janë shumë fjalë, për dikë që as nuk ka jetuar në të. Por të duash diçka nuk do thotë me kusht të dalësh nga barku i asaj gjëje. Ka të bëjë me ndjenjën që të jep se i përket, se të rreh zemra, qetësisht. Po çarshia ç’do në temën e rastësive? Sapo kemi pyetur vetën të gjithë apo jo?
Është një rastësi, edhe ajo, madje një ndër ata të forcave të gjithësisë, të diçkaje që gjithmonë të ka pritur dhe që udha ka qënë e mbushur plot me… le të themi sfida të bukura derisa kemi mbërritur në të. Është një skenë, ku luhen si film gjithë ato veprat e shkëlqyera të fatit, të diçkaje që është shkruar dhe ne nuk kemi nga t’ia mbathim. Ndonjëherë sa më shumë që tenton t’i largohesh diçkaje jeta luan aq bukur shah, sa ta bën mat dhe ti ngelesh përballë një dallgeje të madhe që nuk do të të fundosë por që vjen drejt teje për të të testuar dhe provuar që mund të qëndrosh në këmbë.
Ndodh shpesh të gjjndemi në një vend në një kohë të caktuar dhe po aq shpesh ndodh ta pyesim vetën se pse duhej pikërisht në atë formë të ndodhte. Pa marrë parasysh se diçka e mirë apo e keqe ne dyshojmë në ato që përjetojmë, o nga lufta e vazhdueshme për të zgjidhur misterin e jetës, ose nga dëshira e pashterueshme për t’i dhënë kuptim ekzistencës të asaj që bëjmë në ato momente, dhe pikërisht ai dyshim i hedh bazat e dy gjërave që përmendëm.
Në këtë moment enigma merr një pamje më të qartë, e kupton se muaj pas muaji, vit pas viti, çdo vend, çdo njëri, çdo ndjenjë ka qënë thjesht një pjesë e gjeagjëzës më unike të jetës, atë të udhëtimit të brëndshëm të secilit prej nesh drejt unit të tij. Jo më kot, kemi përshëndetur një nga miqtë tanë në atë rrugë, jo më kot kemi qënë prezentë në një grindje, jo më kot jemi vonuar për një takim, jo më kot i kemi buzëqeshur dikujt që nuk e njohëm teksa pinim kafe në kafenën e preferuar, jo më kot kemi humbur një të dashur apo një punë, jo më kot kemi qarë apo kemi qeshur, kemi vuajtur apo gëzuar. Jo më kot njihemi me sëcilin, sado shkurt apo gjatë që ata apo ne të qëndrojmë në jetët e njëri tjetrit. Sepse ato janë rastësitë, dhe rastësitë më të bukura për të cilat me zë apo pa zë ne i lutemi diçkaje që kalon fuqinë që ne kemi në duar për t’i bërë këto të vërteta. Ndodh që këto rastësi të të ndryshojnë jetën, të të lënë shenjë dhe aq mrekullisht sa vetëm universi e di. Lërjani në dorë universit dhe shijojeni...
?