Radari regjistron kraterin “e gjallë” të Hënës, pamje “të çmendura”
Një sistem i ri teleskopësh ka arritur të fiksojë imazhin me rezolucionin më të lartë të realizuar ndonjëherë të Hënës nga Toka përmes përdorimit të teknologjisë së radarëve.
Për të arritur këtë, u deshën vite të tëra pune dhe rezultati ishte spektakolar. Në fokus ishte krateri Tycho, një ndër më mbresëlënësit e satelitit të vetëm natyror të Tokës. Edhe pse u shkrep nga qindra mijëra kilometra larg, fotoja është aq e pastër dhe detajet aq te qarta, sa e bëjnë kraterin të duket “si i gjallë”, thonë astronomët.
Atë imazh sikur e ke përpara syve, shprehen ata. Teleskopi Green Bank i fondacionit National Science ndodhet në Virginian perëndimore dhe është radio-teleskopi më i madh në botë plotësisht i lëvizsshëm.
Kjo do të thotë se ekspertët mund ta zhvendosin syrin e tij në çdo drejtim që të dëshirojnë. Astronomët shpresojnë që kjo teknologji e re t’i lejojë të eksplorojnë pjesë të sistemit diellor që nuk i kemi parë kurrë, dhe e gjithë kjo, pa qenë nevoja të lëvizin nga Toka.
Top Channel