Qofte turke: Visar i kuzhinës orientale, ideale për çdo rast!
Kjo recetë është mjaft e ngjashme me mënyrën sesi i gatuajnë dhe ne
Përbërësit:
– 750 g mish të bluar,
– 2 qepë,
– 2 feta bukë pa kore,
– 1 vezë,
– majdanoz,
– një lugë e vogël kumin
– 2 lugë të vogla kripë,
– gjalpë për fërgim
Përgatitja:
Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi.
Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë.
Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.
Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.