Pulë kremoze me qepujka
Përbërësit:
1 gjoks pule
200 ml pana
5-6 lugë qepujka
4-5 domate të thata
Erëza për mish pule
Pak miell
1/2 gotë ujë
Piper të zi
Kripë
Makarona për t’i shoqëruar
Përgatitja:
Ndajmë gjoksin e pulës në feta, e marinojmë me erëzat dhe e kalojmë në miell. E vendosim në tigan të skuqet dhe shtojmë qepujkat. I skuqim 5 minuta bashkë dhe shtojmë ujin si dhe domatet e thata.
Pasi pula është zjerë pak dhe salca është trashur, shtojmë panën dhe e ziejmë 10 minuta maksimumi. Shtojmë kripë dhe piper të zi.
E servirim me makarona, kryesish linguine.