Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse urrejnë ziliqarët....

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923
Pse urrejnë ziliqarët: Kierkegaard shpjegon psikologjinë e bullizmit dhe ngacmimeve online që në 1847

“Duke treguar se atyre nuk u interesoj unë, ose duke u kujdesur që unë të mendoj se s’ju bëhet vonë për mua, prap nënkupton varësi ndaj meje”.
Filozofi i parë ekzistencialist, shkrimtari dhe mendimtari danez Soren Kierkegaard( 5 maj, 1813- 11 nëntor 1855) mund të ketë jetuar vërtetë një jetë të shkurtër, por ajo ishte e thellë dhe kuptimplotë, me një ndikim që rrezatoi dije gjërësisht nëpër shekujt e mëvonshëm dhe shkollat filozofike.

Ai ishte gjithashtu një nga moria e madhe e shkrimtarëve që përfituan shumë nga mbajtja e një ditari. Në asnjë vepër tjetër përzierja paradoksale e melankolis dhe idealizmit të tij, e dëshpërimit për gjendjen njerëzore dhe optimizmit për qëllimin e lartësuar të jetës, nuk shkëlqen më bukur se te “Ditari i Soren Kierkegaard“. Një përmbledhje kjo mjaft intensive e Kierkegaardit, me reflektime befasuese në gjithçka, nga lumturia dhe melankolia deri te shkrimi dhe letërsia, deri tek vetë dyshimi dhe opinioni publik.

Me një analizë intuitive që në 1847, 34-vjeçari Kierkegaard vëzhgoi një patologji të përhapur te njerëzimi jonë i rremë, ai shpjegon psikologjinë themelore që fshihet pas fenomeneve bashkëkohore si ngacmimi, trollet dhe sulmet e përgjithshme të kritikëve të vetë-shpallur të internet, të cilët informalisht njihen si hejtësrat e virtualitetit.

Kierkegaard shkruan:
“Ekziston një formë e zilisë dhe xhelozisë për të cilën has gjithmonë shembuj, në të cilat individët përpiqen të përfitojnë diçka duke u tallur. Në qoftë se, për shembull, unë hyj në një ambient me shumë njerëz, ndodh shpesh që: njëri andej nga fundi të drejtojë gishtin dhe të fillojë të qeshi me mua; me sa duket, ai mendon se ai është një mjet i opinionit publik. Por, mbani vesh dhe vini re, nëse më vonë unë bëj të njëjtin gjest të rëndomt dhe të zakonshëm siç bëri ai, i njëjti person bëhet pafundësisht i lakmueshëm. Në thelb, ai më konsideron mua si dikush me shumë vlera, më shumë ndoshta nga ç’zotëroj vërtetë, dhe meqënëse nuk mund të bëhet pjesëtar i madhështisë sime, të paktën ai mund të qeshë me mua. Por sapo ai bëhet pjesëtar, siç u bë, ai mburret më pas për madhështinë time.

Kjo vjen nga bashkëjetesa me një shoqëri mendjengushtë.”

Nuk ka gjasa që Kierkegaard të ketë qenë i informuar për atë çka do t’i ndodhte shoqërisë në të ardhmen. Babai i ekzistencializmit e formuloi këtë truk të psikologjisë nga ana e kundërt për të përballuar ziliqarët, por shembulli i tij ende vazhdon të transmetojë një anekdotë që e mishëron të vërtetën në mënyrë të përkryer. Ai rikujon dhe tregon se një herë kishin ardhur tre djem të rinj jashtë portës së tij, të cilët, kur e panë, “filluan të qeshin dhe nisën gjithë gamën e veprimeve të pafytyrësisë”. Ndërsa iu afrua atyre, Kierkegaard vuri re se ata po pinin puro dhe u kthye te njëri prej tyre, për t’i këkuar çakmakun. Papritmas, sjellja e burrave mori një kthesë dramatike – shkëmbimi, në dukje i thjeshtë, u kishte dhënë pikërisht ftesën për pjesëmarrje në madhështi:

” Menjëherë, të tre hoqën kapelet e tyre dhe dukej sikur u kisha bërë nder duke kërkuar një çakmak. Ndoshta , të njëjtët njerëz do të ishin të lumtur të brohorisnin për mua, nëse do t‘u drejtohesha thjesht me një fjale miqësore, e lëre më shumë… Gjithçka i përmbahet pjesës teatrale. Por sa e paçmueshme dhe interesante është t’i kur fitojmë njohuritë e psikologjisë njerëzore në këtë mënyrë.”

Shtatë vjet më vonë, pak para vdekjes së tij të parakohshme, ai e rishikon këtë temë me një ndjenjë që shpjegon më imtësisht psikologjinë e urrejtësve:
“Duke treguar se atyre nuk u interesoj unë, ose duke u kujdesur që unë të mendoj se s’ju bëhet vonë për mua, prap nënkupton varësi ndaj meje… Ata më ofrojnë respekt duke më treguar se nuk më respektojnë.”


/BrainPickings-Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back