Pse rriten çmimet? Qeveria greke: Rritja e lëndëve të para po shtrenjton dhe bukën
https://top-channel.tv/video/top-ch...ja-e-lendeve-te-para-po-shtrenjton-dhe-buken/
Konsumatorët në Greqi po dëgjojnë nga vetë zyrtarët e qeverisë për një rritje të madhe të çmimeve në shumë artikuj ushqimorë.
Në fillim ata mësuan për rritjen me gati 50% të çmimit të energjisë elektrike, që sipas burimeve qeveritare vjen si rezultat i ndryshimeve klimaterike.
Sipas ministrit te Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas vala e zgjatur e moti te nxehte ka rritur ndjeshëm kërkesën për energji dhe tregjet e huaja të gazit kanë shfrytëzuar mundësinë për një rritje vertikale prej gati 50% në tregun e energjisë me shumicë.
Kështu, ndërsa çmimi i gazit natyror për megavat orë ishte rreth 33 euro një vit më parë në verë, ai u katërfishua duke arritur në 157 euro. Në të njëjtën kohë, kostoja e blerjes per emetimet e dioksidit të karbonit qe paguajnë njësitë për prodhimin e energjisë elektrike me qymyr dhe gaz natyror është trefishuar në 2 vitet e fundit, duke tejkaluar 60 euro/ton.
Ndersa Ministri i Zhvillimit Adhonis Gjeorgjiadhis nga ana e tij ka paralajmëruar per ketë shpërthim te çmimeve te artikujve te shportës se përditshme duke deklaruar madje se nuk është e mundur te kontrollohet ekonomia botërore dhe tendencat e saj.
Edhe ministri i Financave ka pohuar se tashme ka një rritje globale deri në 30% të lëndëve të para, gjë që shkakton rritje të çmimit të bukës dhe produkteve të tjera bazë, ndërsa per shkak te thatësirës ne Brazil pritet ne rritje e ndjeshme e çmimit te kafesë.
Burime nga zyra kryeministrore pohojnë se nga Panairi i Selanikut javës qe vjen vete kryeministri Mitsotakis do te shpalle një plan per te kufizuar se te mundet ngritjen e pashmangshme te çmimeve te artikujve ushqimore, ndërsa theksohet nga te gjithë qeveritaret se per ketë fenomen po debatohet ne një bazë më të gjerë ne te gjitha vendet e BE.
Rritja e çmimeve te artikujve kryesore ushqimore si dhe e energjisë elektrike vjen ne një moment kur Greqia përpiqet te rimëkëmbë ekonominë e saj te goditur tashme ne dy vitet e fundit edhe nga pandemia, ndërsa ata qe si gjithnjë do paguajnë çmimin ne fund janë vete qytetaret.
Top Channel