Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse Nuk Kuptohen Meshkujt me Femrat?

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,459
Pëlqime
26,608
IMG_1591598936656.jpg


Nga: Jorida Zaganjori


Femrat dhe meshkujt edhe pse mund te dashurohen fort, mjafton një mosmarrëveshje e vogel dhe nisin grindjet dhe sherret e gjata. Por, si të mos biem në këto kurthe, si t’i evitojmë ata.

‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe ti’ - dëgjohet nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi. Zënkë klasike. Një sërë kërkimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çfarë thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestsellerit ‘Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.

Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.

Del ky rezultat: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është aspak cudi pse femra mesatarisht gjatë ditës flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Si të evitohen mosmarrëveshjet

Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

1 Situata: Ajo thotë: “Ka pak sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e papërfunduara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

2 - Situata: Ai është i tretur me mendime dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë çfarë halli ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, ajo nxjerr përfundimin vetë: “Të kam thënë shpesh që të mos punosh kaq shumë!”

Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni sesi qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Por, nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

3 - Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur me hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur intrigë dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çfarë duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë çfarë thotë.

Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo tregti. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në çfarë mënyre ta zgjedhë problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

4 - Situata: Janë ftuar të shkojnë për një darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. Ajo e pyet me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”

Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

Për cfarë të bisedojnë më së shumti?

AJO


1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë

2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin

3. Miqtë e përbashkët

4. Familjen, fëmijët

5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI

1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika

2. Sporti

3. Femrat

4. Veturat

5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back