Pse kjo shenjë e horoskopit urrehet kaq shumë?
NgaAmerican Eye
-
Të gjithë do mendoni për Akrepin ose Luanin, të cilët janë të famshëm për manipulimin e tyre, por jo.
Sipas autores së astrologjisë Audrey Jaber, shenja më “e urryer” në horoskop është Peshorja. Por pse?
Sipas saj, këto janë karakteristikat negative që një Peshore ka:
-Është e pavendosur. Përpjekja e Peshores për të gjetur ekuilibrin dhe drejtësinë e bën të vështirë për të që të marrë vendime, qoftë edhe të thjeshta, duke irrituar ata përreth tyre.
– “Qan” vazhdimisht. Peshorja mund të mos jetë e njohur për ndjeshmërinë e saj, por mbyllet në mikrokozmosin e emocioneve duke kërkuar dhembshurinë e të tjerëve.
-Ju nuk mund të mbështeteni në të. Është një partner i vështirë, sepse nuk mund ta dini nëse ai do të jetë konsistent në një detyrim. Ju gjithashtu nuk e dini nëse ai/ajo do të mbajë diçka që ju i besoni apo nëse do ta kthejë atë një çështje thashethemesh.
-Është super sipërfaqësor. Peshoret duan çdo gjë të bukur dhe materiale, mund të kalojnë orë të tëra duke komplimentuar pamjen, por nuk shikojnë atë që është nën sipërfaqe.
-Sillet sikur gjithçka i përket asaj. Sillen sikur e gjithë bota u detyrohet atyre. Dëshirojnë gjithçka dhe e dëshirojnë atë menjëherë.