Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse i urrej indiferentët, mesazhi i Antonio Gramshit që është aktual edhe sot

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Pse i urrej indiferentët, mesazhi i Antonio Gramshit që është aktual edhe sot​

Të jetosh do të thotë të marrësh anë, thoshte dikur Antonio Gramshi​


Screenshot-2022-04-28-at-4.49.39-PM.jpg


Të jetosh do të thotë të marrësh anë, thoshte dikur Antonio Gramshi (1891-1937), themeluesi i Partisë Komuniste në Itali, i lindur në Ales më 22 janar 1891 dhe vdekur në Romë më 27 prill 1937. Një nga shkrimet e tij më të famshme, mban titullin emblematik “I urrej indiferentët”.
Ai u botua për herë të parë në revistën “La città futura”. Gramshi shpjegon se përse indiferenca e njerëzve është një nga të këqijat më të mëdha të një shoqërie. Ai e shkroi këtë ese në vitin 1917, kur Lufta e Parë Botërore nuk kishte përfunduar ende, dhe kur tensionet politike e sociale ishin shumë të forta.

Por fjalët e tij kanë një vlerë, e cila shtrihet përtej kontekstit historik në të cilin u konceptuan. Gjërat ndodhin nën një indiferencë të përgjithshme, dhe ne ankohemi zakonisht vetëm në retrospektivë, kur është tepër vonë. Teksti i plotë i shkrimit të 105 viteve më parë:
“Unë e urrej indiferentin. Besoj njëlloj se Fridrih Hebel se “të jetosh, do të thotë të jesh partizan, të marrësh anë në një çështje”. Në qytet nuk mund të ketë vetëm njerëz pa shtyllë kurrizore, të pa interesuar mbi atë që ndodh përreth tyre. Ata që jetojnë vërtet, nuk mund të mos jenë qytetarë dhe të mos mbajnë anë.

Indiferenca është plogështi, parazitizëm, burracakëri, nuk është jetë. Prandaj unë e urrej indiferentin. Indiferenca është pesha e vdekur e historisë. Është goditja fatale për novatorin, është materia inerte në të cilën ndjenjat entuziaste më të përndritura mbyten shpesh në moçalet e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj.

Kjo pasi ajo i gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjëherë i bën edhe të tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishëm në historinë njerëzore. Ajo vepron në mënyre pasive, por gjithsesi vepron. Ajo parathotë fatalitetin.
Ajo është e tillë që të lë pa mbështetje. Ajo është e tillë saqë të ç’organizon programet, t’i përmbys planet e thurura më së miri; është materia e papërpunuar që rebelohet me inteligjencën, dhe e ndrydh atë.

E keqja më e madhe që buron prej saj, është se në vend se të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike…

Ajo çfarë ndodh, nuk ndodh për shkak të një numri njerëzish që shpreson që kjo të ndodhë, por për shkak të kësaj mase që ligështohet, që heq dorë nga vullneti, që veçohet dhe i lë gjërat në dorë të fatit, që tërhiqet dhe lejon të lidhen të tilla nyje, që vetëm shpata mund ti zhbëjë, që lejon shpalljen e ligjeve që mund t’i shfuqizojë vetëm rebelimi, që lejon të ngjiten në pushtet të tillë njerëz, që mund t’i përmbysë vetëm një kryengritje.

Fataliteti që duket sikur e dominon historinë, nuk është asgjë përveçse pamja e gënjeshtërt e kësaj indiference, e kësaj mungese. Shumë prapaskena gatuhen në hije. Një numër i vogël njerëzish mund të veprojnë jashtë normave të kontrollit, duke ndryshuar strukturën e jetës së komunitetit, në një kohë që masa tjetër e injoron këtë veprim, dhe as që e vret mendjen të lodhet për një gjë të tillë.

Fatet e një brezi, mund të manipulohen për shkak të vizioneve dhe koncepteve të kufizuara, qëllimeve të çastit apo ambicieve dhe pasioneve vetjake të një grupi të vogël njerëzish, në një kohë që masa tjetër i injoron ato, dhe as do t’ia dijë për pasojat.

Por e keqja është se faktet dalin në skenë pasi janë pjekur, dhe vetëm atëherë, kur ka përfunduar pëlhura e endur në hije. Dhe pastaj duket sikur është fataliteti, ai që shkatërron gjithçka dhe të gjithë, duket sikur historia nuk është gjë tjetër përveç se një fenomen i jashtëzakonshëm natyror brenda të cilit ne jemi që të gjithë viktima, dashje pa dashje, me ose pa dëshirën tonë, me ose pa dijeninë tonë, edhe nëse kemi vepruar apo kemi qenë indiferentë.

Dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshiron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori, dhe duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja. Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes:në qoftë se do ta kisha kryer edhe unë detyrën time, apo nëse do të kisha tentuar ta pohoja dëshirën, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi?

Por askush ose pak njerëz mund të fajësojnë veten, se kjo ndodhi për shkak të indiferencës, skepticizmit të tyre. Apo sepse nuk ja dhanë ndihmën në kohën e duhur atij grupi që kishte një ndjenjë të lartë qytetarie, dhe që me të drejtë, për të evituar të keqen, propozoi të luftonte për triumfin e drejtësisë.

Përkundrazi, pjesa më e madhe e tyre, preferojnë të flasin për dështimin e idealeve, të programeve të shkatërruara përgjithmonë e banaliteteve të tjera të ngjashme me to. Ata rifillojnë kështu që t’i shmangen plotësisht përgjegjësisë.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm sepse ata nuk i shohin qartë gjërat, apo nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente. Problemi është se këto zgjidhje mbesin gjithnjë shterpë, dhe se kontributi i tyre në jetën e komunitetit nuk nxitet nga asnjë ndjenjë morale.
Ai është vetëm produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak i një ndjenjë e fortë të përgjegjësisë historike, e cila duhet të na përfshijë të gjithëve, dhe që nuk pranon as agnosticizëm e as indiferencë, e cilitdo lloji qoftë.

Unë i përbuz indiferentët edhe sepse më bezdisin ankesat qaramane të këtyre “të pafajshmëve të përjetshëm”. I kërkoj llogari secilit prej tyre mbi mënyrën se si e ka kryer detyrën ndaj jetës për atë që ajo i ka falur, dhe i fal çdo ditë për atë që kanë bërë e për atë që nuk kanë bërë.

Dhe e ndjej për detyrë të mos kem mëshirë për ta, të mos i ndaj lotët e mija me të tyret. Unë jam partizan; jetoj dhe ndihem burrëror në ndërgjegjen time, pasi luftoj për lumturinë e së ardhmes, të cilën e ndërton e gjithë qenia ime.

Dhe brenda saj, zinxhiri social nuk bazohet mbi një numër të vogël elementesh. Brenda saj, asgjë që ndodh nuk është rastësi apo fatalitet, por është vepra inteligjente e qytetarëve. Ndërgjegjja ime nuk mund të pranojë asnjë njeri që qëndron në dritare dhe bën sehir, gjatë kohës që një numër i vogël njerëzish sakrifikohen e derdhin gjakun në këtë sakrificë.

Dhe ata që dalin në dritare vetëm për të parë, ata që e kanë mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t’i ketë ofruar aktiviteti i tij personal, dhe që e shfryjnë dufin duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka përmbushur synimet e tij, këta unë nuk mund t’i pranoj. Unë jetoj, jam një partizan. Prandaj, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin anë. I urrej indiferentët.



. / Libreriamo – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back