- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 4,414
- Pëlqime
- 1,415
Pse e çon më kot dhimbjen
këtë bishë që të kafshon dhe të lëpin
që të shqyen rrobat dhe të lë lakuriq
lakuriq para ndienjave të tua
A nuk e di se dhimbja duhet respektuar?
I ka duart të papastra nga dheu
dhe sytë plot me qiell
Të trondit për të të bërë të ndihesh i gjallë
Edhe nëse duket sikur do të të vrasë
Pse e çon më kot dhimbjen
nëse të ka dhënë një zë të ri
një këngë që vjen nga përbrenda
që nuk gënjen
që nuk kerkon falje për të ekzistuar
Dhimbja nuk është një dënim
është një e dashur e egër që të konsumon
dhe të lë me një lëkurë të re.
Jo më të lëmuar
por me shenja nga çdo hap
nga çdo betejë.
Kushdo që ka njohur dhimbje e di të vërtetën
atë që nuk thuhet
atë që e mban në duar
në sy
ne buzeqeshjet qe lindin te lodhura por te verteta.
Pse e çon kot dhimbjen
nëse të ka bërë të njohësh poezinë
edhe kur nuk të pëlqente të shkruash?
Nëse ka skalitur në trupin tënd
fjalët që nuk arrin të thuash
por që të tjerët i kuptojnë në gjestet e tua?
Mos e shpërdoro
Lëre të të djegë
të të ndryshojë
të të bëjë dritë brenda hirit.
Sepse dhimbja nuk largohet kurrë
por ajo transformohet
bëhet forcë
bëhet Dashuri.
Dhe nga ai boshllëk që lë
lindin gjithë ndienjat më të bukura.
këtë bishë që të kafshon dhe të lëpin
që të shqyen rrobat dhe të lë lakuriq
lakuriq para ndienjave të tua
A nuk e di se dhimbja duhet respektuar?
I ka duart të papastra nga dheu
dhe sytë plot me qiell
Të trondit për të të bërë të ndihesh i gjallë
Edhe nëse duket sikur do të të vrasë
Pse e çon më kot dhimbjen
nëse të ka dhënë një zë të ri
një këngë që vjen nga përbrenda
që nuk gënjen
që nuk kerkon falje për të ekzistuar
Dhimbja nuk është një dënim
është një e dashur e egër që të konsumon
dhe të lë me një lëkurë të re.
Jo më të lëmuar
por me shenja nga çdo hap
nga çdo betejë.
Kushdo që ka njohur dhimbje e di të vërtetën
atë që nuk thuhet
atë që e mban në duar
në sy
ne buzeqeshjet qe lindin te lodhura por te verteta.
Pse e çon kot dhimbjen
nëse të ka bërë të njohësh poezinë
edhe kur nuk të pëlqente të shkruash?
Nëse ka skalitur në trupin tënd
fjalët që nuk arrin të thuash
por që të tjerët i kuptojnë në gjestet e tua?
Mos e shpërdoro
Lëre të të djegë
të të ndryshojë
të të bëjë dritë brenda hirit.
Sepse dhimbja nuk largohet kurrë
por ajo transformohet
bëhet forcë
bëhet Dashuri.
Dhe nga ai boshllëk që lë
lindin gjithë ndienjat më të bukura.