Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse duhet të hani kos në mëngjes, njihuni me vlerat fantastike për shëndetin

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Pse duhet të hani kos në mëngjes, njihuni me vlerat fantastike për shëndetin​


Kos 750x430

lg.php


Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë.

Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.

Sistemi Tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret. Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë. Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.
lg.php

Tensioni I Lartë I Gjakut
Sipas të dhënave kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale. Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium. Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret E Këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

Kos Pas Aktivitetit Fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik. Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

Alergjitë
Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit. Sipas studimit, fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Rënia Në Peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti. Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret.

/AgroWeb
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back