E
Elena Tase
Guest
Shkrimtari Nasho Jorgaqi është një figurë e njohur në letërsinë tonë, ai renditet tashmë në kollosët e letrave shqipe, që i përket brezit të viteve ‘60 e në vazhdim, si avangard me bashkëkohësit e brezit të tij, Kadare, Agolli, Arapi, Drago Siliqi e të tjerë, të cilët me veprat e tyre kanë meritën që e çuan më përpara letërsinë tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar dhe për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare. Ai i përket një kohe, kur një pjesë e brezit të tij u arsimuan në të parin Universitet shqiptar me pedagogë të shquar të viteve të para dhe pas çlirimit si: A. Xhuvani, E. Çabej, A. Buda, Dh. Shuteriqi, Demiri, Xhaxhiu e të tjerë, me të cilët vite më pas, Nasho Jorgaqi u bë koleg me ta.
Që në hapat e para, ai duke qenë një student ekselent e i talentuar në letërsi, u bë shpejt pjesë e asaj fidanishteje që nisi të kultivohej në ato dekada të para të viteve ‘50-‘60, në të cilat Nasho Jorgaqi spikati, sidomos me tregimin e më pas me novelat e tij të para mbresëlënëse, ndër to, “Dashuria e Mimozës” e të tjera. Krijimtaria e tij erdhi si një fllad pranveror mbushur me gjelbërimin e lulëzimin e natyrës, që stinë pas stine, solli frutat e të korrat e saj të pasura e të bollshme. Dhe Nasho Jorgaqi u rendit hap pas hapi në plejadën e shkrimtarëve dhe studiuesve tanë të mirënjohur, së bashku me brezin e tij të atyre viteve.
Nasho Jorgaqi është një emër i dëgjuar dhe një krijues shumë aktiv në të gjitha stinët e moshës, si shkrimtar, studiues, biograf, përkthyes, skenarist filmash, profesor i shquar i letërsisë shqipe, që vit pas viti ka sjellë një faqe të re si në prozën poetike dhe në poezinë moderne të letërsisë shqipe. E theksoj fjalën “moderne”, për faktin se vargëzimet si në prozën poetike dhe në poezinë e tij, përçojnë tek lexuesi mendimin e mençurin e thellë, gjykimin e qartë dhe pjekurinë e spikatur poetike. Hajku, si një formë e re në poezinë tonë, është gjithashtu një zë i veçantë, duke i dhënë asaj një formë moderne larg vargëzimeve tradicionale të rimës, apo të vargut të lirë. Nasho Jorgaqi në poezinë e tij të hajkut, nuk i jep shumë rëndësi vargëzimit, rrokjeve apo rimës, por mendimit e gjykimit të spikatur filozofik kryesisht me tre vargje.
Proza poetike nuk është një formë e re, është një traditë e lashtë, mund të themi që në kohën e antikitetit e përkufizuar si “Aristokracia e prozës poetike”, ku dëshirat dhe ndjenjat shpirtërore të krijuesve e oratorëve shpreheshin me tema të ndryshme shoqërore dhe mendime filozofike konçize. Më pas mori shtrirje në letërsinë franceze e përfaqësuar nga Volteri e të tjerë, ndërsa në letërsinë ruse, e përfaqësuar nga Turgenjevi si filozof të kohës.
Sigurisht, kjo traditë kërkon shkrimtarë e studiues të përgatitur e me mendim të thellë filozofik, ku njeri ndër ta në plejadën e shkrimtarëve shqiptar është shquar dhe Nasho Jorgaqi, i cili kohët e fundit ka hedhur në qarkullim dy libra, një me prozë poetike “Dashuria nën qerpikë” dhe tjetra “Zgjime shpirtërore” (hajku), me vargje poetike, që kanë sjellë një faqe të re në prozën dhe poezinë tonë moderne.
Në prozën poetike të Jorgaqit sheh një lirizëm të thellë, një mendim të brishtë të tejdukshëm si xham, një vrojtim të brendshëm shpirtëror, me finesë dhe dashuri të pakufishme njerëzore. Pjekuria e mendimit të këtij krijuesi, na jep në këto vargëzime jo vetëm tematikën e gjerë të botës shpirtërore, por përçon në veçanti dimensione ndjenjash dhe mesazhe filozofike të realizuara në prozën poetike me vargje brilante.
Konkretisht tek libri “Dashuria nën qerpikë”, ai i këndon bukur dhe me pasion dashurisë njerëzore të ndërthurur atë dhe me natyrën. Në vargëzimet e tij ai sjell në kujtesë dhe mbresat e një kohe të hershme në vite me peisazhe të veçanta natyrore, ku njera prej tyre është dhe proza poetike e titulluar:
Ulliri dhe pjergulla.
“Nga herë kështu i mbaj mend, ai i lartë, i thinjur, hijerëndë, ajo e lakuar, e brishtë, e gjelbër dhe plot nur.
Nga herë të pandarë, natën dhe ditën, në të ftohtë e në të nxehtë.
Nga herë të përqafuar nga rrënjët deri në kreshtën e trungut.
Vallë si nuk u lodhën, si nuk u mërzitën njiherë?
Ç’është ajo dashuri drurësh, që më zgjon kaq ëmbël imazhin e përqafimit njerëzor”?!
Autori shpërndan një mesazh dashurie e bashkëjetese, që duhet të karakterizoj shoqërinë tonë njerëzore. Vargëzimi i kësaj proze poetike që mban dhe titullin e librit “Dashuria nën qerpikë”, autori me figura të spikatura poetike, skicon trupin e gruas si një kornizë margaritarësh të kësaj krijese të bukur njerëzore:
“Tatëpjetë qerpikëve zbret nuri i yt i purpurt. Ndizen dritat e syve të tu. Më poshtë vezullon koria e vjollcave. Tek buzët kuqëlojnë trandafila. Nën ta shtrihen lëndinat e fshehura të gushës. Prej këndej gjarpëron shtegu i bardhë i kodrinave. Sipër supeve varet shelgu i zi i flokëve”.
Pra, Nasho Jorgaqi e përshkruan femrën si një qënie njerëzore dhe fizike, duke e krahasuar me figura të natyrës e metafora poetike, që të bëjnë ta duash e ta adhurosh atë në gjithë qënien e saj.
Autori duke qenë dhe një qytetar i trevës së Myzeqesë, e ka tërhequr midis të tjerash dhe një këngë e vjetër qytetare beratase, “Psherëtiva e doli flakë”. Ai i drejtohet këngëtarit si kantautor i asaj kënge me vargje shumë të ndjerë:
“O këngëtar i maleve dhe i fushave!
Ti që nuk e di se ç’je në të vërtetë, bujk që lëron tokën, a bari që kullotë bagëtinë?
Si të dolën ato fjalë dhe i fute në këngë, kur këndove, “Psherëtiva e doli flakë”?
Çfarë zjarri digjej brenda teje, çfarë dashurie ishte ajo që të digjte ashtu dhe të bënte të nxirrje flakë nga goja”?!
Pra, nëpërmjet vargjeve brilante të prozës poetike, Nasho Jorgaqi zbërthen në pak fjalë përmbajtjen e këngës dhe ndjenjat e zjarrta të këngëtarit, që bashkë me zërin dhe shqipërimin e fjalëve, ai shpreh dhe zjarrin e dashurisë që e brengos në shpirt.
Mënyra se si Nasho Jorgaqi i këndon bukurisë së gruas, është një qasje e veçantë e ndjenjave të tij poetike, e pa përsëritshme, e pa dëgjuar dhe e pa lexuar në asnjë lloj vargëzimi poetësh të vjetër e të rinj. Ja si e përshkruan ai gruan:
“Një ngrehinë e magjishme, një qënie e perëndishme, një lule toke gatuar me qiell, pa të cilën bota do të ishte shkretëtirë!
Dashuria e fundit, një dëshmi e trishtuar, që tregon se tek sytë vdes bukuria e gruas”.
Pra, ai e trajton gruan jo thjesht si një shtojzavalle ëndërrash e dëshirash, por dhe si një figurë poetike të lidhur me tokën që na krijoi dhe qiellin si pjesë e besimit shpirtëror.
Figurat poetike që Nasho Jorgaqi përdor në vargëzimet e tij, janë sa të natyrshme aq dhe të veçanta të mara nga realiteti i jetës, ku krahasimet i bën me objektet e natyrës që na rrethojnë, me lulet e frutat e pemëve, me shkëmbinjtë e ashpër të maleve dhe me dëborën si thinja të bardha që mbulojnë kreshtat e maleve në stinën e dimrit. Ai në tre vargje, i tregon vajzës jo vetëm dashurinë e përgjëruar që ndjen për të, por dhe përbetimin, ku i thotë:
“U çava si shega e kuqe, duke flakëruar për ty,
u thinja si bora e malit, duke menduar për ty,
plasa si guri i shkëmbit, duke të pritur ty”!
Sigurisht, proza e tij poetike është si nektari i polenit të luleve që mbledhin bletët për ta depozituar në hojet e mjaltit. Sipas të dhënave shkencore, bleta për të siguruar një kilogram mjaltë, fluturon rreth 300 mijë km. dhe thith nektarin në rreth 18 mijë lule. Nasho Jorgaqi në gjithë vitet e jetës së tij, ka vëzhguar e ka shkelur në shumë vise jo vetëm të vendit të tij, Shqipërisë, por i bredhur dhe në shumë ambiente shqipëfolëse me shqiptarë dhe në kontinente të tjera.
Historia e krijimtarisë së tij, e ka çuar atë në Belgjikë, Holandë e Paris, ku kanë qenë strehuar në vite mërgimtarët e hershëm shqiptarë, deri dhe foleja e mërgatës politike shqiptare. Krijimtaria e tij e ka çuar në Boston, apo dhe në shtete të tjera të Bashkuara të Amerikës, ku kanë jetuar në shekuj e kanë zhvilluar veprimtari patriotike kollosa të shquar të kulturës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të XX-të si, Fan Noli, Konica e tjerë. Gjithashtu ajo krijimtari e ka çuar në emigracionet shqiptare dhe në Turqi, e sidomos në Stamboll, e ka çuar në Selanik e në vise të tjera të shqiptarve të Greqisë, e ka çuar tek Arbëreshët, tek të cilët ka qëmtuar në thellësi disa nga figurat e shquara të kulturës arbëreshe si, Zef Serembe, De Rada, Dhimitër Kamarda, Gavril Dara e të tjerë.
Shkrimtari Nasho Jorgaqi, duke rrugëtuar në ato 300 mijë km. të rrugës së bletës, ka grumbulluar në kulturën dhe në memorjen e tij nektarin e 18 mijë luleve të asaj kulture që përjetojnë bashkëkombasit brenda e jashtë vendit, jetën e disa prej kolosëve të kësaj kulture siç ishin: Fan Noli, Konica, si dhe brenda vendit, Çabej, Kuteli, Shuteriqi, Migjeni, heroi i luftës Nac.Çl. Qemal Stafa e shumë të tjerë.
Tema e dashurisë është nga temat më të rrahura në krijimtarinë e Nasho Jorgaqit, ku dhe në prozën e tij poetike ajo zë një vend të rëndësishëm. Si të gjithë krijuesit që temën e dashurisë e shprehin në shkallë të ndryshme të ndjeshmërisë së tyre, Nasho Jorgaqi e punon dhe e trajton atë si një endje në filigram, me ndjeshmëri të përkushtuar, duke derdhur në vargëzimet e prozës së tij poetike shumë dashuri, delikatesë e finesë, që fletë për një mendim të spikatur filozofik. Herë-herë në vargëzimet e tij, hidhen mendime të bukura figurative, por dhe tronditëse. Në librin “Ndëshkimi i bukurisë” ai shkruan:
“Hodha një fjalë të egër dhe ngrita stuhi,
hodha një fjalë të butë dhe ndolla egërsi,
hodha një fjalë të hidhur dhe ngjalla mëri,
hodha një fjalë prej zjarri dhe u dogja vet u bëra hi!”
Nasho Jorgaqi në etydet dhe në prozën e tij poetike, ka një harlisje ndjenjash e metaforash që të mrekullojnë me aromën dhe ndjenjën e ëmbëlsisë së një lirishteje, që e ka përjetuar qysh herët në fëmijërinë e rininë e tij të hershme dhe mesa duket, ajo e ndjek nga pas në jetë. Ai ka lindur dhe është rritur në mjedisin myzeqar të qytetit të Fierit, nga prind intelektual, siç ishte i ati Vasil Jorgaqi, i njohur në detyrën e juristit. Po ashtu, dhe në fshatin Kolonjë të Myzeqesë, nga vinte nëna e tij, Antigona, vajza e patriotit të dëgjuar Jakov Bozo dhe vëllai i tij Llazar Bozo, të dy anëtarë të Komisjonit iniciator të thirrjes së Kongresit Historik të Lushnjës në janar 1920, ku xhaxhai patrioti Llazar Bozo, ishte dhe përfaqësues e delegat i Myzeqesë në atë Kongres.
Pra, Nasho Jorgaqi është pinjoll i një familjeje të dëgjuar patriotike në Myzeqe. Dhe kjo e ka ushqyer shpesh krijimtarinë e tij me historitë dhe figurat e shquara patriotike. Figurën e Fan Nolit, ai jo vetëm e ka studiuar thellë në rrënjët e tij, por na e ka sjellë të gjallë e të kompletuar në gjithë qënien e tij poliedrike si, patriot i madh, shkrimtar, studiues, politikan, klerik me shumë kontribute ndaj Kishës sonë Ortodokse, e veçanërisht lufta e pa rreshtur për autoqefalinë e saj. Studiesi Jorgaqi, jo më pak i është përkushtuar dhe jetës së Konicës si një figurë po ashtu e shquar e periudhës së fundit të Rilindjes sonë Kombëtare, bashkëkohës i Fan Nolit dhe i figurave të tjera patriotike.
Nasho Jorgaqi me kontributet e tij, veç si krijues dhe studiues, është shquar dhe si specialist i historisë së letërsisë shqipe të periudhës së Pavarësisë sonë Kombëtare. Ai me të drejtë është etiketuar si një “Nolian i shquar”, pasi Nolin dhe kohën e tij ai na e ka sjellë në disa vepra, të cilat përbëjnë “Enciklopedinë” noliane dhe që Nasho Jorgaqi e ka përkufizuar me një emër të bukur,”Fanioliana”.
Krahas prozës poetike, Nasho Jorgaqi nuk mbetet pas dhe si poet, ku spikat me librin e kohëve të fundit, “Zgjime shpirtërore” (hajku), ku shfaq një lloj poezie të një stili e mjeshtërie krejt të veçantë, që e praktikon në krijimtarinë e tij vetëm një shkrimtar e poet si Nasho Jorgaqi. Kjo poezi është formë e veçantë kryesisht me tre vargje, me mendime konçize dhe me fjalë të zgjedhura filozofike, që përfshijnë një tematikë të gjerë shoqërore e natyrore. Mendimet e vargëzuara të hajkut, shprehen në formë të koncentruar nëpërmjet jetës njerëzore dhe asaj të natyrës, sigurisht të shkrira së bashku e të përcjella me mesazhe jete dhe shprese.
Hajku është një gjini poetike nazike, që lëvrimin e tij e ka në origjinën japoneze, por e shtrirë pothuaj në gjithë letërsinë botërore. Nasho Jorgaqi na e sjell me mençuri të thellë, me gjykim të qartë dhe me mendim të pjekur poetik, një hajk shqiptar, që reflekton ide filozofike dhe mendime origjinale me vargje me të vërtetë brilante. Ai me pak rreshta, na sjell si të gjalla momente të luftës Nac.Çl. ku dhanë jetën qindra e qindra djem e vajza për çlirimin e Atdheut, duke lënë pas ëndërrat e tyre:
“Ai libër të ka mbetur i hapur
te kënga “Për mëmëdhenë”,
kur plumbi fashist ta mori jetën”!
Pra, shumë të rinj idealistë në vitet e okupacionit fashist, lanë pas studimet në shkollat brenda e jashtë vendit, lanë pas ëndrrat e tyre rinore dhe iu përkushtuan luftës legjendare nacional-çlirimtare, ku një pjesë e tyre dhanë edhe jetën, duke e lënë të hapur librin “Për mëmëdheun”. Më tej pasojnë vargje të tjerë:
“Nuk e di, këta qeparisa të heshtur
kujt i bëjnë roje nderi,
jetës apo vdekjes njerëzore?!”
Kudo e kaluara historike, jeta dhe vdekja janë në qendër të hajkut të poetit Jorgaqi. Ai historinë e traditën e shtjellon më tej në vargjet:
“Mos e kërko epikën vetëm në vargje,
shko në malësi mes malesh e honesh,
ulu në odën e burrave dhe dëgjo çifterlinë”.
Jetën njerëzore e përshkruan bukur mes figurash të njohura të njerëzimit, por dhe të artit:
“Adami dhe Eva, dashuri qiellore,
Romeo dhe Zhulieta, dashuri tokësore,
Otello dhe Dezdemona, dashuri njerëzore”! Ndërsa dashurinë në të vërtetë ai e përkufizon:
“Dashuria është si zjarri,
fillon e lëshon tym
dhe përfundon në hi”!
E veçanta në poezinë e hajkut të Nasho Jorgaqit, qëndron jo vetëm në tematikën e gjerë njerëzore, por kryesisht vihet re koncentrimi i mendimit, ku me një varg apo dhe me tre vargje që stilizon hajku i tij, shprehet një jetë, një botë e tërë.
“O Zot, si na e zgjon freskinë e kësaj bote,
kur krejt padashur na mbeten sytë
tek një bebe a një qengj, te një lule e sapo çelur”!
Pra, autori e sheh me optimizëm të ardhmen e njerëzimit, përtëritjen e jetës, duke e parë atë tek bebet e qengjat, si dhe tek lulet e sapo çelura.
Sa më shumë lexon krijimet e Nasho Jorgaqit, që nga proza artistike, ajo historike e dokumentare, e deri tek koncentrimi i mendimit në prozën poetike, apo në poezinë e hajkut, sheh tek ai njeriun me një bagazh të gjerë kulturor e historik, sheh shkrimtarin e poetin që dhe biseda në buzët e tij vargëzon, sytë i qeshin, dhe zëri i tij i butë e i shtruar sikur nxjerr tinguj muzikor, sheh njeriun e urtë me pamje fisnike që fjala i peshon dhe ora të duket minutë kur ulesh e bisedon, apo pi dhe një kafe me të, që aq shumë të shijon.
Nasho Jorgaqi me këshillat e tij dashamirëse, të nxit, të frymëzon kur shpesh të pyet: se ç’po bën, ç’po shkruan? Dhe nuk përton të sugjerojë. Ky është profesori dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, që sa vite kalojnë ai të duket më i përtërirë, më i thellë, më i kthjellët në mendime. Vepra letrare e historike e tij, ka brenda veç stinët e moshës dhe gjinitë e shumta që ai ka lëvruar në krijimtarinë e tij si prozator me novelat e romanet, me studimet letrare e historike, monografitë e figurave të shquara patriotike, me skenarët e filmave, me letërsinë për fëmijë, me publicistikën e përditshme, së fundi dhe si poet që ka lëvruar një formë të re e moderne në prozën poetike e në poezinë e hajkut të letërsisë sonë shqipe.
Eshtë puna e palodhur e tij, angazhimi aktiv me krijime të reja në libra e në publistikë, që e bëjnë shkrimtarin Nasho Jorgaqi prezent në jetën shoqërore, si dhe në letërsinë artistike, duke qenë një figurë e dashur dhe e respektuar, si në mjedisin intelektual e artistik dhe në atë shoqëror.