Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë, policia e Putin ndalon e dhunon aktivistët. Arrestohet edhe kush nuk tregon mesazhet në telefon
RUSI
Më shumë se 3.500 protestues janë arrestuar në qytete anembanë Rusisë ndërsa merrnin pjesë në protestat kundër luftës në Ukrainë.
Imazhet e publikuara nga Daily Mail, nga qytetet më të mëdha të Rusisë, si Moska dhe Shën Petersburg, treguan momente të arrestimit që dhunonin burrat dhe gratë gjatë arrestimit, ndërsa Rusia vazhdonte sulmet e saj në qytete në të gjithë Ukrainën.
Pamjet video treguan gjithashtu oficerët e policisë që ndalonin njerëzit në rrugë dhe kërkonin të shihnin telefonat e tyre, lexonin mesazhet e tyre dhe arrestonin këdo që refuzonte të zbatonte këtë urdhër ndërsa aktivistët e tjerë u filmuan duke u goditur nga oficerë të armatosur me shkopinj.
Ministria e Brendshme e Rusisë tha më herët se policia kishte arrestuar rreth 3,500 njerëz, mes tyre 1,700 në Moskë, 750 në Shën Petersburg dhe 1,061 në qytete të tjera.
Mijëra protestues brohoritën ‘Jo luftës!’ dhe ‘Turp të kesh!’, sipas videove të postuara në rrjetet sociale nga aktivistë dhe blogerë të opozitës.
Disa media ruse të kontrolluara nga shteti publikuan raporte të shkurtra në lidhje me protestat e së dielës, por ato nuk u shfaqën në buletinet e lajmeve.
Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se sheshi Manezhnaya në Moskë, ngjitur me Kremlinin, ishte ‘çliruar’ nga policia, e cila kishte arrestuar disa pjesëmarrës të një proteste të paligjshme kundër operacionit ushtarak në Ukrainë.
Balkanweb