- Regjistruar më
- Maj 23, 2018
- Mesazhe
- 19,807
- Pëlqime
- 18,964
Prostitucioni është njëra prej formave të eksploatimit seksual të seksit të kundërt, ku trupi i femrës shndërrohet në send për shit-blerje. Pra, bëhet mall tregu. Me këtë veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerëzor, vlera këto, që sipas standardeve të legjislaturës normative bashkëkohore, konsiderohen si të drejta të pacenueshme individuale të njeriut.
Praktikisht, prostitucioni është forma përmes së cilës mashkulli, për qëllime të kënaqjes së kërkesave të veta seksuale, në mënyrë komerciale, si dhe duke përdorur metoda tjera të ushtrimit të dhunës, realizon nevojën e qasjes së vetë në trupin e femrës. Pra, motivi i përmbushjes i kësaj dëshire epshore, do të arrihet: ose përmes detyrimit me dhunë, pagesës me para të shërbimit, apo të dyjave së bashku disa femra e bejn se ndihen te plotesuar me veten ....disa te tjera kan tutor....e disa te tjera mendojne qe eshte puna e vetme per te mbajtur familjen
Femrat si subjekte, pse mos të themi edhe si objekte të prostitucionit, zakonisht janë nga shtresat sociale të kategorive të ulëta shoqërore, gjegjësisht, janë ato viktima, që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogël shoqëror.
Të gjitha ato që zakonisht përfundojnë si prostitute janë nga shtresat më të vobekta. Shumica nuk kanë shtëpi ose në atë vend kanë qëndrim të përkohshëm dhe tretmanin e refugjates. Ato, pra, janë njëra prej kategorive sociale të gjinisë femërore, të cilat më së shumti diskriminohen në çdo shoqëri.
Edhe pse realisht, shoqëria i urren femrat që merren me prostitucion, ajo në mënyrë indirekte edhe vetë i prodhon ato. Prostitutat , zakonisht janë femra që pak kanë alternativa tjetër që ta ushqejnë, së pari veten, pastaj fëmijët dhe familjen e tyre në përgjithësi. Meqë, papunësia dhe lufta për ekzistencë janë shkaqet më themelor që i shtyjnë shumë femra të merren me këtë profesion, zgjedhja e problemit të papunësisë së shprehur në një shoqëri, duhet të jetë detyrë prioritare e asaj elite politike që është në pushtet. Keni hasur ndonjer ..dike qe ju ka treguar per jeten po ne shqiperi mendoni qe po rriten ditat dites faktor qe ekonomia bie papunsia i shtyn mendoni qe paragjykimi i ndryshon kto faktor apo duhet ta pranoj shpit publike ne shqiperi si bota apo te jen te ndaluara !