- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,447
- Pëlqime
- 26,608
Prodhuesi francez i veturave Renault, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në Moskë, pasi u kritikua ashpër nga Kievi që ka vazhduar të qëndrojë në Rusi.
Në një kumtesë të gjigantit francez, thuhet se gjithashtu po shqyrtohet “mundësia edhe për lëvizje tjera të ngjashme”, transmeton Telegrafi.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, kishte kritikuar ashpër kompaninë franceze që po vazhdon punën në Rusi.
Megjithatë pas kumtimit të lajmit se ka pezulluar biznesin, ai ka mirëpritur vendimin e menaxhmentit të Renault. /Telegrafi/