Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Princesha Arik

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2021
Mesazhe
4,316
Pëlqime
4,108
Njëherë e një kohë ishte një princeshë me emrin Arik. Arik ishte shumë bukur, inteligjente dhe me mëndje e shpirt fisnik. Të gjithë burrat e mbretërisë së saj kishin humbur kokën pas princeshës arik dhe dëshironin të martoheshin me të. Arik, megjithatë ishte e pakënaqur. Edhe pse të gjithë e donin atë, ajo nuk ndihej vërtetë "e dashur". Ajo ishte e fiksuar pas kërkimit të "sekretit të dashurisë së vërtetë". Ajo vendosi të dilte nga një mbretëri në tjetrën duke kërkuar dikë që ta ndihmojë të zbulojë këtë sekret.
images (12).jpeg
Ajo arriti në mbretërinë e burrave luftëtarë, ku u prit me adhurim nga mbreti i tyre. Mbreti ra në mënyrë të çmendur në dashuri me të sapo e pa.
"Unë të dua -tha mbreti - a dëshiron të martohesh me mua princesha arik?"
Pse ti me do mua?- pyeti Arik.
"Sepse bukuria juaj është një dritë, më e mirë se ajo e të gjitha yjeve të qiellit - tha mbreti.
"Dhe sikur do të zbehet bukuria ime?- Pyet Arik.
Por mbreti i burrave të luftëtar nuk mundi t'i përgjigjej.
Kështu Arik u trishtua dhe filloi udhëtimin e sajë. Ajo arriti në mbretërinë e burrave të virtytshëm, ku u prit nga një mbret filozof. Edhe mbreti filozof ra në mënyrë të çmendur në dashuri me të.
"Unë të dua ty, princesha Arik" - pëshpëriti mbreti-, "a dëshiron të martohesh me mua?"
"Pse ti me do mua?"- pyeti Arik.
"Sepse," - tha mbreti, "përveç të qenit e bukur, ju jeni me një shpirt fisnik. Unë do të bëja ty mbretëreshën time të dashur ”.
"Dhe nëse do të zgjohesh i mërzitur një mëngjes dhe të më shfaqësh një anë të errët të shpirtit tim, a do të më donit akoma mua?" -pyeti Arik..
Por mbreti filozof nuk mund t'i përgjigjej. Arik u trishtua dhe filloi udhëtimin e sajë përsëri. Dhe kështu, nga mbretëria në mbretëri. Kudo që të shkonte ishte e pamundur të mos ndjenin dashuri për të, por gjithnjë ishte një dashuri "e kushtëzuar" nga diçka, e cila në çdo moment mund të zhdukej, dhe Arik kurrë nuk e ndjeu veten "vërtetë" të dashur. Ajo u zhgënjye gjithnjë e më shumë dhe e dëshpëruar për të gjetur "sekretin e dashurisë së vërtetë".

Duke u endur tani pa qëllim ajo mbërriti në një rajon të largët të quajtur "mbretëria e paprekshmërisë". Në atë vend nuk kishte mbret, nuk kishte nevojë, ata pak burra që ishin atje jetonin në harmoni me "ligjet".

Arik u fut dhe takoj një prej tyre. Burri kishte një buzëqeshje të çuditshme, dhe pse e pa bukurinë e sajë vazhdoj punët e tij.
Arik ju afrua, për ta pyetur për informacion. Burri u ndal, ju përgjigj me edukatë, pastaj u kthye përsëri me kokë poshtë dhe vazhdoj punën. Arik u mahnit. Të gjithë burrat që ajo takoi ishin "rrëmbyer" menjëherë prej saj, e mbushnin me komplimente, e bënin atë të ndjehej e rëndësishme. Ai njeri me buzëqeshjen e çuditshme, përkundrazi ....nuk la asnjë shenjë.
"Më thuaj, o njeri " -tha Arik- "të gjithë e vërejnë bukurinë time. Ndoshta ty nuk më pëlqej? "
"Ju jeni shumë e bukur" - tha burri.
"Unë jam konsideruar gjithashtu e virtytshme dhe me mendje fisnike," -insistoi Arik.
"E di," -u përgjigj burri- "e lexova në sytë tu".
"A nuk jam e denjë për dashurinë tuaj?" -Arik pëshpëriti me zë të ulët.
Burri, duke mbajtur buzëqeshjen e tij e vështroi atë në sy ... "Të dua shumë Princesha Arik"
"Dhe ..., pse më doni?", -pyeti Arik duke u dridhur- "mbase sepse jam e bukur, ose e pasur, apo e virtytshme?"
"Ju jeni Arik, ju i keni të gjitha këto dhe shumë më tepër, ju jeni e bukur, ju jeni me një shpirt fisnik, ju jeni e virtytshëme. Ato janë të gjitha cilësi të shkëlqyera, por ato nuk janë të mjaftueshme për t'ju dashur. Në çdo moment dashuria ime mund të tërhiqej nga një anë e errët që manifestohet në ju "
"Pra, njeri i paepur,"-insistoi Arik- "pse më do?"
"Unë të dua sepse..." -burri psherëtiu thellë- "...sepse nuk kam nevojë për ty".

Atëherë Arik më në fund e kuptoi, dhe nga ai moment asgjë nuk ishte e njëjtë si më parë per të. Trishtimi që kishte jetuar gjithmonë tek ajo u tret. Ajo më në fund ishte e gatshme të dashurohej dhe të ishte e vërtetë e dashur. Ajo kishte zbuluar sekretin e dashurisë së vërtetë. ?
...???
By ⚡ Zeus ⚡
 
Është leximi mbrapsh i kanalit suez në Egjipt ?

 
suez qe do te thot ndrro nick se spaska asni lloj kuptimi kena plot shqiptar a Kosovar
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back