Prej dy ditësh sulme intensive në Ukrainë, ukrainasit e frikësuar fshihen në metro
Prej dy ditësh Ukraina po përballet me sulme intensive raketash, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima.
Të frikësuar ukrainasit janë strehuar në metro, me shpresën se do të dalin të gjallë prej aty.
Shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar vetëm me rrobat e trupit.
Raketat nuk kanë kursyer as njerëzit dhe as ndërtesat, të cilat u përballën me sulme të befasishme.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën e tyre për të arritur nxjerrjeve e trupave nga rrënojat, ose me shpresën se do të gjejnë njerëz të gjallë.
Ata nuk kanë ndaluar punën e tyre pavarësisht sulmeve të vazhdueshme pre dy ditësh.
Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave, por deri më tani vetëm në Zhaporizha kanë humbur jetën mbi 17 persona.
Top Channel