Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Preç Zogaj

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Nje shkrimtar qe te le mbresa kur e lexon

Prec-Zogaj.png
 
Lirikë
Këtu ku jam s’më rrihet pa të parë,
atje ku je s’vij dot se më sheh ti.
Dhe sosen netët, sosen sa ngadalë.
Dhe fluturojnë mëngjeset si veri.

Më dhe dikur shpirt e shpirt të dhashë,
dhe qysh atëherë s’po ngryset ajo ditë,
padita dhe padite, the dhe thashë,
fitova sytë e tu, humba të mitë.

Dhe duart më braktisën. «S’jemi të tuat”!
Asaj i përkasim!» thirrën duart.
«Asaj i bindemi!» thirrën mendtë.
Mbeta kalli, krejt i yti, krejt.

Ne bëmë dhe braktisëm një çudi.
Tani në fusha bares zemërvrarë.
Atje ku je s’vij dot se më sheh ti,
këtu ku jam s’më rrihet pa të parë.

A thua do të vish
duke qeshur

Endet një muzg përzier me brymë
dhe vetmia lind përsëri vetmi,
shkon çalë-çalë nëpër rrugë.

Përse më ke thënë harromë?!
Fillikat tani, më mbyt bukuria.
Diç dua të them e nuk mund ta them.
Mëkat të flasësh
kur fjalën e saktë
nuk e gjen.
Do të kisha harruar, por s’mund të të
harroj,
se endet ky muzg, ngaherë do të endet ky
muzg.
Vjen një mëngjes, ngaherë vjen një
mëngjes,
Ose bie shi, bie shi me litarë
dhe vetmia lind përsëri,
dhe ndarja ka një moshë,
për shembull një vit, dy ditë, tre orë …
Rritet moj, rritet, ndarja jonë.

Këtu kemi qenë, kemi shkuar kaq pranë.
Na kanë ndarë mure, xhama, pemë,
na ka ndarë syri ynë!
Por endet një muzg përzier me brymë,
jam krejt i sigurt tani dhe kam frikë
se një ditë do të vish duke qeshur.
Jam krejt i sigurt se do qajmë
nën sytë e qeshur.
 
Sytë e tu
Sytë e tu, sytë e tu!
Sa mirë e dinë sa e bukur je,
Sidomos kur zbret bujarisht kësaj jete
Për t’u barazuar me ithtarët e tu!

Ka qenë Afërdita, Kamadeva, Tanusha,
Këto gra pa varre,
Fantazi që prekin
Dhe u falin format e tyre
Të gjallave.

Sytë e tu, sytë e tu!
Misteri i tyre
Nuk e fsheh pemën,
Pemën tropikale ku dielli flijohet
Për puthjet e thjeshta.

Misteri i tyre nuk më fsheh mua;
Sado që habitem me mirazhin tim
Në kopshtin me liana të syve të tu.

Kur do të kujtohen sytë e tu
Se buka dhe paqja lypin ushtarë?
Kur mbyllen ata,
Unë përjashtohem
Në tokë të shkretë.

Fjalët vdesin në një poezi
Që kam zor ta shkruaj.



Baladë
Po flija poshtë lisit hijerëndë,
Kur erdhën e më zgjuan: Ngrehu, të do Ana!
Muzikë më të bukur s’më kishin ndier veshët.

Atë që solli lajmin nuk e pashë.
U gjegj me jehonë shpirti: Të do Ana!
Një fill drite përshkoi kujtesën, ëndrrat,
Dhe malli shpejt u gdhend si fytyrë vajze.

Mendja m’u çel si dita: Të do Ana!
Qirinj e korba u fikën: Të do Ana!
Viset e shpresës u mbushën plot me rrugë,
Gjaku sërish këndoi: Të do Ana!

Në fill të zërit shkoja dhe mendoja:
E di pse jam si firifiu, ka kohë,
Një fytyrë perëndeshe në udhë humba.

Andej-këndej u enda duke qarë,
Nga turpi që s’më donin rashë e fjeta
Nën hijen e lisit degë-rëndë.

O ti që flet e s’dukesh, a vërtet
Më do ajo tani apo jam n’ëndërr?
Përse më fshihesh, o zë kaq i sinqertë?

U hap mbi kodrat e verdha një deriçkë,
(Kraharori im kërciti si dërrasë)
Mes lulesh e gajtanësh ngriti sytë
ajo që nuk u bë më shumë se vajzë.

Qeshi dhe foli: Pse më prure këtu
Ende pa të dashur shumë mirë?
Përse m’i hodhe gjithë këta xhevahirë?

E mora për dore trishtimin
E mora për dore trishtimin,
Shkova ta mbys në lumë,
Po rrjedha ishte e cekët.

E hodha në krah si hobe,
Shkova ta hedh nga shkëmbi,
Por toka ishte afër.

Atëherë e lidha në djep,
Dy ditë e net e përkunda,
Po gjumi s’e zuri.

Tani bares në rrugë
Me trishtimin tim në fytyrë:
Më falni u them të gjithëve!
 
In memoriam
Poeteshes greke V.S

Jemi gjallë dhe të rinj, por fati ynë i ndryshëm
In memoriam i kthen orët kur qemë bashkë
Në udhëtimin e gjatë jugut të Greqisë,
Në atë rrugë të lumtur,
Në atë rrugë fatkeqe
Ku miqësitë pllenohen me farën e mallit
dhe ikin.

Metër pas metri ne bëheshim Netedy.com
Për t’u parë jetët tona qysh nga fillimi.
Greqia bleronte mes portokallishteve,
Qeshte dhe qante në sytë e tu,
Si një kopsht ylberesh
varur në ballkone.
Dhe këndel lumi i vendlindjes sime
lëshohej pa zhurmë mbi ujëvara magjike.
Fjala ish bërë qiell, qiell pa sekrete,
Në det të hapur i lëshuam mirazhet,
Ikën ato të gëzoheshin vetëm.

Për Persefonin a Hadin nuk folëm.
Kur rruga u sos ishim marrë vesh në heshtje,
Në heshtjen që s’ishte as shqipe, as greke.

Tani unë mund të flas për ty
Duke ngjyer një fletë me bojën e kalemit të kaltër,
Duke ngrënë përgjysmë një mollë të kuqe,
Por, ah gjysma tjetër, ndoshta do të vdesë.

Jam i fortë, i paepur,
Nuk kam për t’i derdhur
lotët e ndarjes.
Le të avullojnë brenda kurmit tim,
brenda kurmit tim që ka kohë është Jon.

Koha është ndalur…
Koha është ndalur pranë nesh dhe sheh
Si ngasim shtrirë livadhe fluturuese
Nëpër endje të forta që pllenojnë edhe gurin.
Ç’ë kjo botë e purpurt, e sfungjertë?
Ç’ë kjo lule e ëmbël, e përditshme
Që mbin te unë dhe lulëzon te ti?
Sot i emërtova gjërat panumërim
Vetëm me dy fjalë: Eva dhe Adami!

Kthehu këndej, shikomë ashtu siç di,
Shikomë gjithnjë, të shkëmbehemi gjallë!
Në brigje koha pret e pret
Me ca sy të kuq që shndrisin lakmie.
Një çast po të humba
Vërshon pleqëria.
 

Koha ndalon të më thotë një gjë​

Sa për të më thënë një gjë mua
Koha ndalon në dritaren time,
herë si plagë në prerje vetime,
herë si panterë, herë si trendafil,
herë si marrje dhe nxjerrje fryme.

Shpejt e mbyll perden e errësimit,
pa e marrë vesh lajmin e saj në xham,
trembur njëlloj prej frikës dhe gëzimit.

Maj, 2016


Ne na njohu një e tretë, dashuria​

Ne na njohu një e tretë: Dashuria.
Ajo qëndronte mes heshtjes sonë
kur shiheshim gjatë si dy të pagojë
dhe e dinim para tjetrit çfarë ka në mendje tjetri,
dhe flisnim dyshe edhe kur flisnim me vete….

Ishte më e vogël se ne, por u bë më e madhe,
Na mbarti netëve nepër rrugë ajrore
plot trëndafila të kuq maskuar si të bardhë ,
Na hoqi udhën me dritën e saj
në shtëpi të huaja maskuar si altare ,
ku pasi bënim dashuri më dorëzoje
më të çmuarin e gjërave, gjumin tend.

Dashuria, ndërmjetësja jonë,
I mbaroj një nga një punët e veta,
Dhe po bëhej gati pa u ndjerë
të jepte goditjen e fundit, të shartonte
kohën tonë me të sajën në qiell…
Kur ja, tokësor, u zgjova, u ngrita
dhe qava gjithë natën në anë të shtratit,
i keqardhur, por edhe i mirëkuptuar
që s’mund ta pranoja përjetësinë.

Kështu dhe ti dole prej buzëqeshjes
që vetë Dashuria të pati huajtur,
Dhe u nise udhës së shkretë kokulur
sikur ishe kthyer nga një yll i largët.

Dashuria- Afërdita, e treta që na njohu,
feks nganjehërë në rrugët e mia,
me sheh tangent, më sjell një kujtim,
më bëhet se të ka parë nëpër qytete,
duke u truar, duke u kastiguar.
Përpin mallin tim dhe më lë
si degë të përzhitur trotuarëve.

Maj, 2016
 

Vuan që është e errët nata​

Si një trendafil i mbledhur në gem
Një vajzë e re po fle
poshtë dritares.

Vuan që është e errët nata.

Mars, 2017


Pjekuria​

Të ulesh sytë përdhe,të mbledhësh grushtat,
të mbash me forcë në fre përbrënda kafkës
një zgjim të ri zymbylash, përgjunjen
në altarin e vashës.

Të mundesh pagjumësinë, të hedhësh armët,
Të shpallësh pa betejë kapitullimin,
Të vuash lëmshin në grykë, skuqjen në faqe,
Të presësh fundin, orën e pashmangshme
Kur i thërret mendjes dashuria,
Kur i mbledh flatrat dashuria,
Dhe fillon rënia…rënia…rënia.

Sa e turpshme, sa e panatyrshme
t’i thuash “jo” nga errësira
vajzës që të fton me ngulm te jesh
dhe të mëson sekretin si të jesh
një kokrrizë e dehur pluhuri në ajër!

Si shkëmb të mban pjekuria jote,
Qetësi guri të premton sa të jesh gjallë,
Qetësi terri sa të jesh i vdekur,
Ty që je mburrur se nuk ke vrarë një mizë,
Ty që po shkon me bisht ndër shalë, vrasës.

Qershor, 2016
 

Më sheh dhe largohet deti​

Nuk jam vetëm unë që ndjej e vërej
vegimin tënd farfuritës bri meje
si të prerë me gërsherë në ajrin bosh
plot me vibrim…ku fillon të shndrisë
e qeshura jote si çelja e trendafilave,
fustani yt i kuq të cilin era
nuk rresht së ngulmuari
ta ketë plaçkën e vet.

Me sheh dhe largohet deti.

Për të satin gusht, për të satën verë
shkoj e vij zbathur këtyre brigjeve,
duke humbur flokë, duke provokuar
evolucionin me këtë marrje fryme
me ketë të menduar.

Përhihet një shmangie e madhe
nga boshti i species që filloi këtu.
Të tjera zanore përgatit, provon
uturima e dallgëve.

Më sheh dhe largohet e largohet deti.

Gusht, 2017


Kur kujtoj sa të kam dashur ty​

Kur kujtoj se po vjen shtatori prapë,
Kur kujtoj se po mbushet vjeta tjetër,
Kur kujtoj se kam qenë mjaft i krishterë
përpara se t’ lexoja të plotë Ungjillin.
Kur kujtoj puthjen që më dhe në Korçë.

Bukuria jote
i shpëton mendjes
së kapur nga çikërrimat.
Ditët nuk bëjnë asgjë veç bien
njëmijë, dy mijë, tre mijë…. Rrotullohen,
mjergullohen, treten rreth pulpave të tua.
 

Përbindëshi​

Ka qenë shumë e bukur fëmijëria ime-
Jeta tjetër para kësaj që kam tani.
Por sot ju tregoj për përbindshin,
që nuk e pashë atëherë, që e njoha
veç kur po jepte a kishte dhënë shpirt
Dhe mua po më dilte magjepsja e trendafilave.

Nëntor, 2016


Në qejfin e saj dashuria​

Isha i rritur, trembëdhjetë vjeç,
Nata i kishte mposhtur të gjithë veç meje,
Këndonin gjelat, padisnin, tallnin
pagjumësinë time të parë, të pafund.

S’do të kem më kurrë errësirë në sy.
S’do të pushojë kurrë së lulëzuari mendja ime.
S’do të shtrihet më pa mua
pëllëmba ime nën njërën faqe,
S’do të fle më kurrë , s’do ta nxjerr nga kujtimi
fytyrën e vajzës që më mbështolli
me një shikim të ëmbël e më bëri burrë
shumë, shumë, shumë…përpara kohë.

Sytë e saj shndrisnin prapa xhamit- E dija!
Nuk kisha lexuar për Orfeun- E dija!
Do të zhdukesha sapo ti shihja- E dija!
Gjelat këndonin, këndonin, këndonin
Bota po shurdhohej përgjithmonë,
Atëherë u ngrita dhe prita agimin,
shpalosjen dritës ngjyrë trendafili
nga malet në fushë, nga fusha në det.
Në qejfin e saj dashuria
shtronte qilimin
midis fëmijërisë dhe vdekjes sime.

Janar, 2017
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back