Qëndresa kundër prishjes së Teatrit Kombëtar për shumë orë këtë të mërkurë duket se ka çuar në tërheqjen e policisë.
Pasdite kjo e fundit i kishte shtuar ndjeshëm numrin e efektivëve, por në mënyrë të papritur në mbëmje ka vendosur të tërhiqet.
Disa artistë janë ngujuar brenda godinës, energjia elektrike e së cilës u ndërpre.
Pas largimit të policëve, protestuesit që ndodheshin jashtë janë futur brenda ambienteve të Teatrit.
Përpara tyre kanë folur regjisori Edmond Budina, aktori Neritan Licaj dhe regjisori Robert Budina.
Regjisori Edmond Budina:
“Ata u tërhoqën, por në skuta të errëta kushedi çfarë kurdisin. Do të themi se kemi fituar kur ne qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë realisht t’ia kemi dalë me këta. Por ne jetojmë në realitet ku njerëzit e thjeshtë vuajnë e oligarkët pasurohen. Ju lutem, na mbështesni. Ne nuk tërhiqemi”.
Aktori Neritan Licaj:
“Nuk kanë për të na mposhtur dot kurrë, në asnjë lloj forme, sepse nuk mposhtet shpirti i lirë. Zemra e pastër dhe mendja e kthjellët nuk mposhten nga dhuna”.
Regjisori Robert Budina:
“Nëse jemi bashkë, do ta mbrojmë Teatrin. Kjo është padrejtësi dhe duhet të luftohet. Pakica janë ata, shumica jemi ne”.
e.ll./dita