- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
Sipas televizionit qendror kinez autoritetet nisën hetimet ndaj kompanisë së pasurimit të tokës “Shuang Fei” pas denoncimeve se po mashtronte persona dhe kompani të vogla duke u marrë prona dhe asete me çmime shumë të ulëta.
Policia e distriktit Ningjiang në Songyuan ngriti një skuadër hetimi më 9 Janar dhe ndoqi deri në shtëpi një burrë me mbiemër Wei. Ai dyshohej se kishte tërhequr nga banka shuma të majme parash, por nuk dihej se ku i kishte çuar.
Gjithçka u zbulua pas bastisjes së shtëpisë së tij, ku në mure iu gjetën 10 milionë dollarë.
Ai dhe tre persona të tjerë nga e njëjta kompani përfunduan në pranga./klan