Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Po shkoj në shtrat … Një shkrim i mrekullueshëm!

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,550
Burri dhe gruaja ishin ulur në divan duke parë televizorin kur ajo thotë: “Jam e lodhur, është vonë, po mendoj të shkoj në shtrat” … ndërkohë shkoi në kuzhinë për të bërë sanduiçët për të nesërmen. Sistemoi gjërat e mëngjesit, nxori mishin nga frigoriferi për darkën e nesërme, kontrolloi kutinë e drithërave, mbushi tasin e sheqerit, vendosi lugë gjelle dhe peceta në tryezë për mëngjesin e ardhshëm. Pastaj vendosi rrobat e lagura në tharëse, rrobat në makinë larëse, hekurosi një këmishë dhe i qepi një kopsë, mori lojërat e mbetura në tavolinë, vendosi telefonin në vendin e vet, vendosi librin e telefonit dhe ujiti lulet.​
Ajo shkon për t’u shtrirë dhe kur shkon në dhomën e gjumit, ndalet në tavolinë për një shënim për mësuesin, numëron paratë për udhëtimin, nxjerr një libër dhe shton tre gjëra në listën e gjërave urgjente për të bërë. Nënshkruan një kartë ditëlindjeje për një mikeshë. Shkroi adresën dhe një shënim për shitësin e ushqimit dhe vendosi gjithçka në afërsi të sendeve të tyre.

Shkoi në banjë, lau fytyrën, dhëmbët, vendosi kremin anti-rrudhë, lau duart, kontrolloi thonjtë dhe vendosi peshqirin në vend. ‘Mendova se shkove në shtrat’ … komentoi bashkëshorti i saj!!! Po shkoj”, thotë ajo. Vendosi pak ujë në tasin e qenit, mbylli dyert dhe fiku dritën.​
U hodhi një sy fëmijëve, mori një triko, vendosi çorapet në shportë dhe bisedoi me njërin prej fëmijëve që ende po bënte detyrat e shtëpisë … Më në fund në dhomën e saj. Bëri gati rrobat dhe këpucët për të nesërmen, veshi fustanin e gjumit, programoi orën me zile dhe më në fund u shtri në krevat.

Në atë moment, burri fik TV dhe njofton: ‘Po shkoj në shtrat’. Ai shkon në banjë, kryen nevojat personale, gërvisht me gisht faqen duke u parë në pasqyrë dhe mendon: ‘Duhet të rruhem për nesër’… dhe pa e menduar shumë gjatë shkon për të fjetur. Asgjë e çuditshme a nuk mendoni? Tani pyesni veten pse gratë jetojnë më gjatë!!! Sepse ato janë bërë për udhëtime të gjata (dhe ato nuk mund të vdesin sepse kanë shumë gjëra për të bërë më parë).
 
Kur lexova kete artikull mendova memen t'ime motren e nusen e vellait .....keshtu veprojnë
 
Qyqaa
 
Hahah hahah
Ka qene cun i sjellshem ater!:p
E me parime?
 
Dhe ne fund te thone he se ske bo naj gjo tmodhe...un jam lodh gjith diten ne pune?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back