Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Plazhistë dhe Ushtarë! Garda Kombëtare e Meksikës zbarkon në rezortet e luksit për të mbrojtur turistët nga kartelet

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Plazhistë dhe Ushtarë! Garda Kombëtare e Meksikës zbarkon në rezortet e luksit për të mbrojtur turistët nga kartelet​



ush.png



Gjurmë çizmesh ushtarake shiheshin pranë guaskave të plazheve të famshme të Cancún teksa Garda Kombëtare e Meksikës kishte zbarkuar në breg të oqeanit për të mbrojtur turistët nga dhuna e karteleve të drogës, pas sulmeve të fundit.

Një batalion prej 1,500 ushtarësh kishin zbritur në fundjavë në rezortin Quintana Roo, në Solidaridad, Puerto Morelos e Tulum duke patrulluar rrugët e plazhet.

Pamjet surreale vinin nga bregdeti dhe hotelet ekskuzive pas sulmeve të bandave javët e fundit ku të paktën dy turistë kanë humbur jetën.

Fotot e pazakonta tregonin plazhistët thuajse të zhveshur përkrah ushtarëve të armatosur me uniforma të rënda.

Batalioni i posaçëm i sigurisë së turistëve është krijuar nga presidenti Andrés Manuel López Obrador më 17 nëntor pas ngjarjeve që kanë njollosur imazhin e rajonit, mes të cilave dhe vrasja e dy turisteve femra, një prej të cilave nga Kalifornia në SHBA.

“Është ende pak dhe vonë”, tha Robert Almonte, eksperti i krimit ndërkombëtar, në një intervistë me britaniken DailyMail.com.

Muajin që kaloi një grup prej rreth 15 vrasësish me pagesë vranë një trafikant të njohur drogash në plazhin pranë Hyatt Ziva Riviera në Cancún. Sulmi në mes të dritës bëri që turistët të vraponin për të shpëtuar kokën e të strehoheshin në hotele të tjera, para se vrasësit të largoheshin me barka të shpejta.

Ndërsa më 20 tetor një përplasje me armë mes dy bandave rivale la të vdekur një 25-vjeçar indian që banonte në Kaliforni, si dhe 35 vjeçaren gjermane Jennifer Henzold, në një bar bregdetar në Tulum. Dy gjermanë dhe një grua nga Hollanda gjithashtu u plagosën.
Benito Juárez, kryebashkiak i Mara Lezama mirëpriti dislokimin e ushtarëve në Cancún dhe qytezat fqinje.

“Është një ditë historike për sigurinë dhe parandalimin e krimit”, tha ai për mediat vendase.


ec-3.png



Batalioni i posaçëm i sigurisë së turistëve është krijuar nga presidenti Andrés Manuel López Obrador më 17 nëntor



Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back