Këngëtari i operas, Placido Domingo, akuzohet për ngacmim seksual nga disa grave, përgjatë disa dekadave.
Sipas lajmit të bërë publik nga mediat ndërkombëtare, tetë këngëtare dhe një kërcimtare pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll, duke filluar nga fundi i veteve ’80.
Po sipas raportimeve, gjashtë gra të tjera pretendojnë se tenori i bëri ato të ndjehen në një situatë të pakëndshme, duke iu bërë “oferta seksuale”.
Vetëm një nga gratë akuzuese, mezo-sopranoja, Patricia Ëulf, pranoi të identifikohet. Ëulf tha se Domingo nuk e preku atë fizikisht, por i afrohej asaj sa herë që ajo dilte nga skena dhe pyeste nëse “ajo donte të shkonte në shtëpi atë natë”.
Një grua tjetër tha që Domingo e vuri dorën poshtë fustanit të saj. Tri gra të tjera thanë se ai i puthi me forcë.
Në lidhje me akuzat, tenori 78-vjeçar u shpreh i se ishin “thellësisht shqetësuese dhe të pavërteta”.
Domingo tha: “Unë besoj se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia kanë qenë gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”.
Ai shtoi: “Njerëzit që më njohin, ose që kanë punuar me mua, e dinë se unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtoja, ofendoja ose shqetësoja dikë”.
Incidentet thuhet se kanë ndodhur në ambiente të ndryshme, përfshirë dhomën e zhveshjes, një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në institucionet ku Domingo mbante poste menaxheriale.
e.ll./dita