Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pesë leksione shumë të vlefshme për jetën, nga filozofët e Greqisë së Lashtë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Pesë leksione shumë të vlefshme për jetën, nga filozofët e Greqisë së Lashtë​


A5B6A4CE-70E0-4868-A881-F2B457A9ECA3.jpeg
Greqia e Lashtë, ishte një qendër intelektuale, e cila prodhoi disa nga mendjet më të mëdha të historisë. Teoria politike, shkenca dhe filozofia, u shfaqën për herë të parë në kulturën e këtij qytetërimi të jashtëzakonshëm.
Dhe ashtu si njerëzit sot, grekët e lashtë ishin të fiksuar se si të jetonin një jetë të mirë. Ndërsa disa nga idetë e tyre nuk i kanë qëndruar testit së kohës, ekziston një arsye se përse njerëzit e lexojnë ende filozofinë greke. Pasi këto vepra të lashta janë të mbushura me njohuri të vlefshme, të cilat mund të ndryshojnë për mirë jetën tonë.

1. Përqendrohuni tek ajo që mund të kontrolloni (Epikteti)
Epikteti nuk është filozofi më i njohur grek. Megjithatë edhe ai na ka lënë si trashëgimi ide shumë interesante. Ai shkroi gjerësisht mbi nevojën e kontrollit të vetes. Në vend se të shqetësohemi për gjëra që janë jashtë kontrollit tonë, Epikteti beson se ne duhet të shqetësohemi vetëm për veprimet dhe mendimet tona.
Për shembull, ai thotë se nuk ia vlen që të shqetësohemi për vdekjen, pasi vetë vdekshmëria jonë si qenie është diçka e pashmangshme. Megjithatë, ne kemi në dorë të kontrollojmë mbi perceptimin tonë për vdekjen. Ata që shqetësohen vazhdimisht mbi jetëgjatësinë e tyre, thjesht duhet të ndryshojnë qasjen e tyre.
Epikteti e zbaton këtë koncept të lirisë personale edhe tek ata që fiksohen pas opinioneve të të tjerëve. Nëse shqetësohemi vazhdimisht për mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët, atëherë bëhemi skllevër të diçkaje që është përtej kontrollit tonë, dhe kjo është një mënyrë e sigurt për të bërë një jetë vërtet të mjerueshme. Liria e vërtetë vjen nga gjetja e lumturisë tek ajo që na përmbush në nivelin individual.

2. Lëreni arsyen që t’ju udhëheqë (Platoni)
Platoni trajtoi shumë tema në veprat e tij, por një nga motot e tij më të qëndrueshme ishte se parësore në këtë jetë është arsyeja. Ai argumenton se mendjet tona drejtohen nga tre gjëra: kënaqësia, reputacioni dhe arsyeja. Edhe pse këto tre forca shtytëse përputhen ndonjëherë me njëra tjetrës, në shumicën e rasteve mes tyre ka përplasje.
Platoni beson se një mendje (ose shpirt) kaotik lind kur ne nuk jemi të nxitur nga arsyeja. Gënjeshtra, vjedhja, tallja dhe lëndimi pa arsye i të tjerëve, e ushqejnë pjesën egoiste dhe të paarsyeshme të mendjes sonë. Nëse kjo ndodh shumë shpesh, dëshirat tona të cekëta dhe nevoja jonë për njohje mund të na mposhtin.
“Kjo lloj situate, kur elementet e mendjes janë të hutuar dhe shfokusuar, është ajo që përbën padrejtësi, mungesë disipline, burracakëri, injorancë, pra ligësi nga të gjitha llojet. Përkundrazi, nëse udhëhiqemi nga arsyeja, mendjet tona do të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme”- shkruan ai.

3. Zgjidhni me mençuri kënaqësitë (Epikuri)
Ndërsa këmbëngulja e Platonit që në jetë duhet të na udhëheqë arsyeja, është sigurisht e vlefshme, Epikuri ofron një ekuilibër shumë të nevojshëm. Në vend se ta shmangim fare kënaqësinë, Epikuri dëshiron që ne të jemi më selektivë. Ai argumenton se kënaqësitë më të mira janë të natyrshme, dhe na japin një ndjenjë gëzimi.
Për shembull të ngrënit derisa të mos jemi më të uritur, është një gjë e natyrshme. Megjithatë, të ngrënit me tepri është diçka e panatyrshme. Në vend se të ndiejmë kënaqësi, trupat tanë mund të vuajnë nga dhimbjet, dhe mendjet tona të kenë ndjesinë e fajit. Dhe kjo gjë na kushtëzon që të presim më shumë sesa kemi nevojë.
Duke përdorur këtë shembull si bazë, Epikuri rekomandon që të shmangim teprimin në përgjithësi. Bollëku i famës, parave, ushqimeve dhe pijeve, nuk do të na bëjë kurrë të ngopur. Në vend të kësaj, ne duhet të ndjekim kënaqësitë që na garanton një ndjenjë përmbushjeje afatgjatë.

4. Lidhni miqësi me njerëzit virtytshëm (Aristoteli)
Ashtu si Platoni, edhe Aristoteli trajtoi shumë çështje gjatë jetës së tij, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka miqësia. Por ai nuk rekomandon pasjen e një numri të madh miqsh, pasi besonte se cilësia është më e rëndësishme se sasia. Miqësitë më të dobëta, priren të bazohen nga këto2 gjëra: dobinë ose kënaqësinë.
Shembulli i të parës është një marrëdhënie biznesi. Ndërsa për të dytën interes i përbashkët për një aktivitet apo temë të caktuar. Ndërkohë miqësitë më të forta, krijohen bazuar tek një ndjenjë e ndërsjellë e vullnetit të mirë:”… Ata që dëshirojnë më të mirën për miqtë e tyre janë vërtet miq… Miqësia e tyre zgjat për aq kohë sa ata janë të mirë dhe mirësia është një gjë e qëndrueshme.”
Prandaj, të lidhësh miqësi me të virtytshmit është jetike, pasi ata kanë një nivel bazë të mirësisë dhe janë më të besueshëm. Nuk ka gjasa të na tradhtojnë apo të sillen me ligësi ndaj nesh. Miqësitë e krijuara mbi vullnetin e mirë dhe virtytin, kërkojnë zakonisht më shumë kohë për t’u formuar, por ato janë ndërkohë miqësitë më të vlefshme që mund të krijojmë.

5. Pyesni vazhdimisht (Sokrati)
Asnjë listë në lidhje me filozofinë greke nuk do të ishte e plotë pa Sokratin. Por problemi është se Sokrati la pas shumë pak gjëra të shkruara. Këtë gjë historianët e quajnë “Problemi Sokratik”. Fatmirësisht, ne kemi njohuri mbi këtë njeri të madh falë filozofëve të tjerë.
Ksenofoni, që ishte njëherazi ushtar dhe filozof, u shpreh në lidhje me Sokratin: “Unë nuk kam njohur asnjëherë dikë që të ishte aq shumë i interesuar të mësonte se çfarë dinte secili nga shokët e tij”. Gjatë dialogëve të tij të shumtë, përshkrimi i Platonit është i ngjashëm. Sokrati i nis debatet dhe e balancon gjithmonë njohurinë me kureshtinë.
Në fakt, Sokrati ishte i famshëm për pyetjet që bënte. Ai ishte një njeri që i pëlqente të mësonte. Dhe duke pasur parasysh fjalën “filozof” që do të thotë “ai që kërkon mençurinë” në greqishten e lashtë, Sokrati cilësohet shpesh si “kumbari” i filozofisë perëndimore. Pranimi i injorancës sonë dhe bërja e pyetjeve, është hapi i parë drejt iluminizmit. Nëse të gjithë do të vepronim si Sokrati, bota do të ishte padyshim shumë më e mençur.

/ History of Yesterday – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back