Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përse i duam narcistët.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shkurt 6, 2021
Mesazhe
11,666
Pëlqime
14,725
Përse-i-duam-narcistët.-Njerezit-qe-duan-veten.jpg

Narcistët fillimisht na joshin për mënyrën si janë… Por kjo lloj joshje nuk zgjat shumë.

Karakteristikat e narcisteve :​

Ato janë njërës shumë të çuditshëm. Janë egocentrikë dhe kanë një dashuri të tepruar me veten, arrogantë, “shfrytëzues”,megjithatë narcistët na tërheqin shumë.

Kërkimet e ndryshme psikologjike tregojnë se : Tërhiqemi nga narcisët, nga personaliteti i tyre egocentrik, nga mënyra sesi dominojnë, nga këmbëngulja. Lind pyetja: për sa kohë zgjat kjo lloj tërheqjeje që kanë ato për veten e tyre.

Pse na terheqin narcistët?​

Po të njëjtët psikologë tërhiqen nga narcistët sepse pyesin veten sesi këto kanë këtë lloj ndikimi te njerëzit dhe pse mëshirojnë kaq paradokse. Narcistët ekstremë në një farë pike e tregojnë natyrën e tyre të vërtetë atyre personave që i rrethojnë dhe qe refuzohen shpejt.

Psikologjia sociale Mitja Back dhe kolegët e saj kanë studiuar për narcistët (Back et al., 2010). Janë pyetur 73 studentë që nuk ishin takuar më parë, të prezantohen para klasës, një për një. Çdo njeri është vlerësuar nga të tjerët. Pas prezantimit secili prej tyre plotësoi një pyetësor, në mes të tjerëve një vlerësim të elementeve narcistë të personalitetit.


Rezultatet treguan se:​

  1. Narcistët janë të shoqërueshëm në pamje të parë, janë fillimisht më të vlerësuar nga të tjerët ne krahasim me jo narcistët.
  2. Fillestarët vlerësojnë sensin e autoritetit tek narcistët. Në pyetësor ishin paraqitur katër aspekte të narcizmit : autoriteti i lidershipi-it, admirimi i vetvetes (egocentrizmi), arroganca – superioriteti dhe tendenca e shfrytëzimit.
  3. Narcistët pëlqehen për paraqitjen, tonin e zërit dhe për zotërimin e lëvizjeve. Arsyeja për të cilën narcistët janë më të shoqërueshëm është sepse dinë të përdorin në mënyrë sugjestive mimikën e fytyrës. Kanë një ton zëri që të ngjall besim, përdorin veshjet më në modë. Kanë një prerje flokësh cool dhe janë me shakaxhinj.

Të gjitha këto efekte vlejnë për një periudhë. Narcistët zakonisht zbulohen shpejt dhe evitohen në kohe. Janë të paktë personat që durojnë të kenë një shok që të shfrytëzon, egocentrik autoritar dhe arrogant! Një person që pranon të ketë një shok të tillë me siguri vuan nga çrregullimet e personalitetit që quhet çrregullim narcist i personalitetit.​



Paradokset e nje narcisti :​

Ekzistojnë shumë paradokse në sjelljen e narcisëve. Kërkimet e ndryshme psikologjike kanë bërë pyetje dhe janë munduar të marrin përgjigje.

  • Përse personat narcistë vazhdojnë të sillen në mënyrë egoiste duke e ditur që mund të prishin marrëdhënien me të tjerët?
  • Pse narcistët priren të zhvlerësojnë të tjerët kur nuk adhurohen e vlerësohen më nga ato?
  • Përse narcistët nuk dinë të dallojnë kur është momenti për t’i dhënë fund asaj sjelljeje para se të braktisen nga te tjerët?
Dy të parat mundtë shpjegohen me faktin që sjellja prej narcisti është në pamje të parë tërheqëse për të tjerët. Është ajo sjellje që i bën të tjerët të jenë të varur nga ato. Ndërsa mosvlerësimi i atyre që i kanë refuzuar është një lloj mënyre për të fshehur faktin që po kërkojnë persona të tjerë që t’i adhurojnë.

Mendoj se kush do ta kritikojë një narcist për sjelljen e tij duhet të zhduket para se t’ia thotë.
Sibehet.com
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back