Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në mes të pedonales së Shkodrës përpara prefekturës. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke mos shkaktuar lëndime në persona.
Në aksident janë përfshirë një makinë BMW dhe një makinë Jaguar, me targa të huaja. Mjetet kanë hyrë brenda pedonales aty ku nuk lejohen makinat. Por duket se të “fortet” e Shkodrës nuk pyesin për ligj. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.