Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përkujtohet 74-vjetori i katastrofës atomike në Hiroshima

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Si çdo vit, Japonia përkujtoin tragjeditë e Hiroshimës dhe Nagasakit.

74 vjet më parë, më 6 gusht të vitit 1945, u lëshua bomba atomike në qytetin japonez, Hiroshima. Në Nagasaki bomba u lëshua 3 ditë vë vonë, më 9 gusht.

Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70% të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur, vetëm në fazën e parë, dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945.

Teksa shumë njerëz të plagosur vdiqën ende pa marrë ndihmën mjekësore, shumë të tjerë që shkuan në qytet për të dërguar ndihma po ashtu humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj shiut radioaktiv të shkaktuar prej bombës.

Në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të lëshuar nga një lartësi prej 500 metrash. Megjithatë, gati 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua.

Numri i vërtetë i viktimave të këtyre dy bombave atomike është akoma i pakonfirmuar saktësisht, pasi shifrat e dhëna nga SHBA dhe Japonia janë shumë të ndryshme. Por “Hibakusha” ishte emri që bota i dha të dëmtuarve të këtyre dy katastrofave, të cilët u përballën me plagë të tmerrshme.

Në fund të korrikut të vitit 1945, Britania, Kina dhe SHBA i bënë thirrje Japonisë për dorëzim nëpërmjet Deklaratës së Potsdamit, Japonia deklaroi se nuk do të dorëzohet “pa kushte”.

Në fillim të gushtit, Japonia i propozoi frontit të Aleatëve, “paqe të dakorduar”. Aleatët e refuzuan propozimin dhe lufta vazhdoi edhe pak ditë.

Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht deklaroi dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se “vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez”.

Sipas të dhënave, Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë.

Edhe pse kanë kaluar 74 vite nga katastrofa bërthamore, ende mbetet e paqartë pse SHBA zgjodhi bombat atomike për t’i dhënë fund luftës.

Duhet theksuar se lëshimi i “Little Boy” (Djalit të Vogël) në Hiroshima dhe “Fat Man” (Burrit të Shëndoshë) në Nagasaki shënojnë edhe fillimin e një epoke të re si në histori ashtu edhe në arte.

41de0da1451fd4e325243500883bbf32.jpg


e.ll./dita
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back