- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,447
- Pëlqime
- 26,608
Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Times të New Yorkut, gjatë të shtunës mbrëma për të kryer ritet fetare me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mbi 15 mijë shujta janë shërbyer në këtë shesh, për të shënuar ditën e parë të Ramazanit, transmeton Telegrafi.
“Për myslimanët, nuk është vetëm agjërim, ne këtë e bëjmë për të qenë me afër dhe me krijuesin tonë, Allahun”, tha SQ, një prej organizatorëve të këtij tubimi.
Kjo është hera e parë në histori që në këtë shesh të New Yorkut po organizohet falja e natës (Taravi) nga myslimanët. /Telegrafi/