Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pema e ullirit dhe historia e saj

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Pema e ullirit dhe historia e saj​



pema-ullirit-lashte-420x236.jpg

Koha shumë e vjetër e kultivimit të “Pemës së Minervës” ka lënë të fshehur origjinën e vërtetë të saj. Është shumë interesante të njihet origjina e ullirit. Sepse për të është folur dhe shkruar gjatë gjithë shekujve, por asnjëherë dhe nga askush nuk është dhënë një mendim përfundimtar.

Një gjë është e vërtetë, ulliri është një nga kulturat më të lashta. Kultivimi i tij humbet në thellësinë e shekujve. Për lashtësinë shumë të madhe të tij dëshmojnë dokumentet historike dhe mitologjia greke. Gjithashtu deshmojne edhe gojëdhënat për vajin dhe mjetet primitive të nxjerrjes së tij nga popuj dhe vende të ndryshme.

Të gjithë popujt e vjetër dhe veçanërisht grekët kanë pasur një nderim të vecantë për kulturën e ullirit. Ata e konsideronin atë pemë të shenjtë dhe simbol të paqes. Me deget e lastarët e tij zbukuronin ballin e njerëzve të shquar e të trimave.

Autorë të ndryshëm të lashtësisë, si Homeri, Plini, Katoni, Kolumella dhe shumë të tjerë të kohëve moderne janë marrë dhe kanë shkruar për ullirin.

Nga mund te jete origjina e pemes se ullirit?​

Ka mendime të ndryshme për vendorigjinën dhe kultivuesit e parë të ullirit. Specialistë të ndryshëm që janë marrë me këtë problem, mendojnë se ulliri duhet të jetë kultivuar për herë të parë rreth oazit të Sinait.

Ndërsa burime të tjera thonë se origjina e tij duhet të jetë jugu i Kaukazit. Krahinat në jug të Iranit dhe territoret juglindore të Detit Mesdhe ne Siri dhe Palestinë.

Por, duke u mbështetur në faktin se sot ulliri, në formën e tij spontane, gjendet i përhapur pothuajse në të gjitha vendet e Detit Mesdhe. Nuk përjashtohet mundësia që vatrat e përhapjes së ullirit të kenë qenë më tepër se një.

Një gjë ka mundësi të jetë e vërtetë, popujt e pellgut të Mesdheut kanë shfrytëzuar më përpara nxjerrjen e vajit nga kokrrat e ullirit të egër. Ata duke i shumëzuar këto, kanë bërë dhe seleksionimin e tyre, për të zgjedhur ekzemplarët më të mirë.

Nga disa të dhëna burimore, kultivimi për herë të parë në Ballkan e në viset shqiptare hedh rrënje në rajonin e Epirit. Kryesisht në Çamërine e sotme, 6000 vite para erës sonë. Ndersa 3200 vite më pas ka filluar të kultivohet në Thesali e në disa zona tjera të Greqisë.

Ne mesjete, veçojmë rastin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Ai percaktonte në ligjet e tij kanunore, që çdo çift i sapo martuar duhej të mbillte dy rrënjë ulliri.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back