Pastruesi hedh 4 vjeçarin nga ballkoni, prindërit të shokuar, nëna 8 muajshe shtatzënë!
Napoli është tronditur nga lajmi i vdekjes tragjike të një 4 vjeçari, rrethanat e të cilës kanë nisur te zbardhen pak nga pak. Ne fillim u mendua se fëmija kishte rënë aksidentalisht.
Por hetimet e policisë treguan se vogëlushi në fakt është hedhur nga një 38 vjeçar, Mariano Cannio, i cili punonte si pastrues në pallat. I mituri ra nga një lartësi prej 15 metrash dhe gjeti menjëherë vdekjen.
Prindërit e tij janë të shokuar: e ëma, 8 muajshe shtatzënë është në gjendje të rënduar psikologjike. Cannio, i arrestuar tashmë nga policia, punonte si pastrues dhe dyshohet se mund të ketë probleme mendore.
Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ka qene dhe nëna e djalit, por ajo ndodhej në një dhomë tjetër. 38 vjeçari duket ka përfituar nga ky fakt për të kryer gjestin ekstrem. Mësohet se ai ishte pajtuar si pastrues nga disa familje të zonës, të cilat kishin krijuar besim tek 38 vjeçari që përshkruhet nga mediat italiane si njeri i mbyllur në vetvete.
Top Channel