Pasta shu
Për brumin:
230 ml ujë
120 gr gjalpë
1 lugë gjelle sheqer
Pakëz kripë
140 gr miell
4 kokrra vezë
Për mbushjen:
50 gr miell
150 gr sheqer
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
4 të verdha vezësh
Për mbulim lartë:
100 gr çokollatë për ëmbëlsira
70 ml qumësht
Vendosim të ziejnë ujin me gjalpin, sheqerin, kripën. Sapo të ziejnë i heqim nga zjarri dhe shtojmë miellin. E trazojmë derisa mblidhet si top në anë të tenxheres dhe e vendosim në zjarr. E punojmë aty 2 minuta me spatul. Më pas e heqim, e lëmë të ftohet dhe shtojmë vezët një e nga një duke e trazuar. Pasi masa behët kremoze e kalojmë në qese pastiçerie dhe e vendosim në tavë me formën që dëshirojmë. I pjekim në 170 gradë për 15 minuta.
Në një tenxhere vendosim 400 ml qumësht të ziejë me sheqerin. Sapo masa fillon të ziejë e heqim nga zjarri dhe shtojmë miellin që e kemi tretur në 100 ml qumësht. E vendosim në zjarr duke e trazuar për 5 minuta dhe shtojmë të verdhat e vezëve. Shtojmë dhe gjalpin, i trazojmë akoma 2 minuta dhe e heqim kremin të ftohet me një qese celefoni të ngjitur mbi krem në mënyrë që të mos marrë ajër.
Mbushim pasta shutë e pjekura me kremin duke i çarë në mes ose duke krijuar një birë të vogël.
Shkrijmë çokollatën me qumështin dhe zhysim në të vetëm pjesën e lartme të pasta shuve.
"Balkanweb"