Aktorja Roza Anagnosti, teksa e konsideroi të vështirë mbajtjen e një fjalimi, i quajti qëndrestarë të gjithë ata që po mbrojnë TK.
“Partia ime është arti im, prandaj të mos i ngatërrojmë gjërat.
Kjo është memorie, është histori. Nuk ke pse e shkruan me fjalë historinë nëse e ke këtu ku kanë nisur shumë institucione, ndërsa teatri ka qenë zëri më i madh. Këtu kanë punuar shumë artistë që nuk jetojnë më, por edhe që jetojnë.
Energjia e atyre që nuk jetojnë më, na ka dhënë vitalitet të gjithë neve”, shprehet artistja teksa kujton argumentet e arkitektit Maks Velo, se ky Teatër mund të bëhet një teatër i mrekullueshëm.
“Teatri ka nevojë për operacion, siç ka nevojë edhe njeriu kur është sëmurë. Prandaj, që ti të mos e lësh që të vdesë, duhet që ta bësh operacion. Këtu nuk është puna të prishësh, por që ne të fitojmë një teatër. Kush nuk e do një teatër të ri?”, ngre pyetjen artistja.
“Të gjithë e duan”. Prandaj, ajo kërkon që të bëhet rikonstruksioni i kësaj godine.
Aktorja, e cila ka dhënë kontribut të madh në skenën e teatrit edhe kinematografisë shqiptare, u shpreh se me shpirt është me artistët, që ndonëse në shesh janë të paktë, por kanë një shpirt fisnik edhe një gjuhë mjaft të kursyer.
“Ne nuk duam agresivitet, por duam më të mirën. Ne nuk nisemi nga interesi personal”, thotë artistja.
j.l./ dita