Paralajmëron Rusia: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe vetë aleanca është e vetëdijshme për këtë, është shprehur zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Alexander Venediktov
“Kiev-i është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore. Natyrisht, ata po tërheqin vëmendjen te vetja”, tha zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Alexander Venediktov.
(BalkanWeb)