Paralajmërimi i ambasadës ruse në Greqi për qytetarët e saj
Në një njoftim të ri në “Twitter”, ambasada ruse në Greqi u bën thirrje qytetarëve rusë dhe veçanërisht turistëve nga ky vend të kenë kujdes.
Në njoftimin e ambasadës ruse thuhet:
“Në kuadër të retorikës së paprecedentë antiruse të zyrtarëve grekë dhe fushatës propagandistike të nisur në mediet vendase kundër vendit tonë, ka rreziqe për sigurinë e qytetarëve rusë në Greqi, kryesisht turistëve.
Ju nxisim që të jeni vigjilentë, të merrni masa paraprake, të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe të kontaktoni menjëherë autoritetet ligjzbatuese greke për kërcënime të mundshme, provokime dhe veprime kundër sigurisë personale”, thuhet në deklaratë.
Top Channel