Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Papa: Populizmi dhe autoritarizmi kërcënojnë demokracinë në Evropë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Papa: Populizmi dhe autoritarizmi kërcënojnë demokracinë në Evropë​



4158-1.png



Papa Françesku ka fajësuar ndasitë nacionaliste të Bashkimit Evropain për mungesën e koordinimit për migrantët, teksa Ati i Shenjtë nisi vizitën në Greqi, që ka për qëllim përmirësimin e raporteve me Kishën Ortodokse Greke.

Komuniteti evropian “vazhdon të zvarrisë” dhe “ndonjëherë duket i bllokuar dhe i pakoordinuar” në vend që të jetë “motor solidariteti” sa i përket migracionit, tha Papa gjatë një fjalimi para udhëheqësve politikë dhe kulturorë në Athinë.

“Përgjigjet e lehta” të populizmit dhe autoritarizmit kërcënojnë demokracinë në Evropë, tha Papa dhe bëri thirrje për përkushtim të ri për të promovuar të mirën e përbashkët.

Në këtë ngjarje ku foli Papa, morën pjesë presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Gjatë fjalimit, Papa nuk përmendi me emër asnjë shtet apo udhëheqës. Këto komente të Atit të Shenjtë bëhen kur për një kohë të gjatë Komisioni Evropian dhe shtetet qeveritë nacionaliste dhe euroskeptike në Hungari dhe Poloni kanë mospajtime të thella mbi shumë çështje, përfshirë të drejtat e grave, të komunitetit LGBT dhe migrantëve, por edhe për lirinë e mediave dhe gjyqësorit, shkruan REL.

Vizita e Françeskut në kryeqytetin grek është e para që prej se Papa Xhon Pali II kishte vizituar Greqinë më 2001, që ishte vizita e parë e një pape në Greqi që prej vitit 1054 kur u ndanë kishat ortodokse dhe katolike.

Në Athinë, Papa pritet të takohet me kreun e Kishës së Greqisë, Kryepeshkopin Ieronymos si dhe me anëtarët e komunitetit katolik të Greqisë që përbëjnë 1.2 për qind të popullsisë.
Më 5 dhjetor, Papa do të qëndrojë në ishullin Lesbos, që ishte shndërruar në pikë kryesore të krizës së refugjatëve në vitin 2015.


Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back