Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Panucci: Para ndeshjes “më pretë fytin”, tani kërkoni vendin e parë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shkurt 25, 2018
Mesazhe
4,608
Pëlqime
103
konference_23_nentor_panucci-582x350.jpg
I çliruar dhe mjaft entuziast u shfaq trajneri i Shqipërisë në konferencën për shtyp, në përfundim të takimit me Izraelin, të cilin kuqezinjtë e fituan me rezultatin minimal 1-0.

Pas një periudhe të mbushur me zhgënjime në ndeshjet miqësore dhe një lumë kritikash ndaj punës së tij, më në fund Panucci ka parë një skuadër fituese në fushë, në ndeshjen e parë të rëndësishme të tij.

Kur e kuptuat që eksperimentet nuk funksiononin dhe u rikthyet te garda e vjetër?
Më vjen habi që sforcoheni shumë për të kuptuar gjërat. Ju kam thënë gjithmonë se do të provoja shumë lojtarë në miqësore, për të arritur në këtë fazë, me nëj bazë të gjerë zgjedhjesh dhe për të marrë më të mirët.

I kënaqur me vendimin që zgjodhët Strakoshën?
Nuk kam pasur asnjë diskutim për këtë zgjedhje, pasi Strakosha ka qenë në një formë mjaft të mirë dhe ka luajtur rregullisht. Por në portë nuk kam shqetësim, pasi kushdo që mudn të luajë, më ofron garanci maksimale.

Çfarë duhet të ndryshoni për transfertën ndaj Skocisë?
Duhet të përmirësohemi në daljet me topin, pasi në pjesën e parë gabuam 4 herë në tentativë për të dalë në sulm dhe më pas rrezikuam të pësonim. Për këtë duhet të punojmë dhe të korrigjohemi, që të mos bëjmë të njëjtat gabime në Skoci.

A jeni i kënaqur me debutuesit Guri. Gavazaj dhe Binaku?
Jam shumë i kënaqur me Binakun, që luajti me mjaft autoritet dhe kujdes. Edhe Guri luajti mjaft mirë, por nuk arritëm ta shërbenim në mënyrën e duhur në zonë, për të krijuar edhe raste shënimi. Gavazaj bëri një ndeshje mjaft të bukur, duke lëvizur shumë, punuar për skuadrën dhe tentuar të krijojë raste për gol. Në total jam shumë i kënaqur.

Pse e zëvendësuat Gurin në përfundim të pjesës së parë?
Sepse nuk po e shërbenim ashtu si duhet dhe nuk po e vinim në kushtet ideale për të luajtur. Mendova të aktivizoj balajn, që është një lojtar që del më shumë nga zona dhe di të përfshihet më shumë në lojën e skuadrës, pasi mënyra e lojës nuk po dukej e duhura për Gurin.

Pas 3 ditësh luajmë në Skoci. Mendoni se mund të fitojmë dhe të synojmë vendin e parë?
Deri para pak ditësh cilësoheshim të mbaruar, ndërsa sot kërkohet vendi i parë. Para dy orësh “më pretë fytin” dhe tani kërkoni vendin e parë. Synimi është që ta mbyllim në vendin e parë në grup, por për këtë duhet të lodhemi dhe djersijmë shumë. Shpresoj që t’ia dalim por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

The post Panucci: Para ndeshjes “më pretë fytin”, tani kërkoni vendin e parë appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Me loje te dobet.

Ma nivel skandaloz qe gjendet kombetarja.

Ne lozte kombetarja e kosoves mbreme 5 gola do u kish vene cifuteve kapele. :)
 
Me loje te dobet.

Ma nivel skandaloz qe gjendet kombetarja.

Ne lozte kombetarja e kosoves mbreme 5 gola do u kish vene cifuteve kapele. :)
jo skandaloz po super skandaloz
ky duhet te hiqet por cti besh dukes
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back