Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Panspermia: Teoria yjore për Origjinën e Jetës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Panspermia: Teoria yjore për Origjinën e Jetës​


C548E05C-8AF7-4782-A04A-34804DBE1762.jpeg

Astronomi i famshëm Karl Sagan, tha dikur se çështja e natyrës së jetës në Tokë, dhe pyetja nëse jeta mund të gjendet përtej Tokës, janë dy anët e të njëjtës pyetje. Në rastin e Panspermisë, të dyja pyetjet marrin përgjigje të përmbledhura.
Jeta ekziston përtej Tokës, dhe jeta siç e njohim në planetin tonë jeshil-blu, erdhi nga jashtë atmosferës sonë. Disa objekte qiellore, janë sugjeruar si burimi i jetës në Tokë ngambështetësit e terisë së Panspermisë. Këtu përfshihet Marsi, kometat dhe asteroidët, madje edhe sisteme të tjera yjore.

Idetë e hershme mbi Pansperminë
Panspermia është një ide shumë e vjetër, e cila e ka origjinën të paktën që nga koha e grekëve të lashtë. Disa nga përkrahësit e parë të kësaj hipoteze shkencore në kohët moderne përfshijnë astronomët Fred Hojl dhe Çandra Vikramasing. Edhe pse nuk janë gjetur prova për këtë hipotezë të origjinës së jetës, zbulimet e shekullit të kaluar, e bëjnë më të besueshmePansperminë.
Këto zbulime përfshijnë dëshmi intriguese, se jeta mund të ketë ekzistuar dikur në Mars. Një linjë që i ka dhënë më shumë besueshmëri kësaj teze, është fakti se dëshmia më e hershme e padiskutueshme e jetës në të dhënat gjeologjike daton rreth 3.8 miliardë vjet më parë, afër fundit të Bombardimit të Rëndë të Vonë (LHB), një periudhë e aktivitetit të madh në sistemine hershëm diellor, ku shkalla e përplasjeve midis trupave planetarë, ishte shumë më e lartë nga sa është sot.

A erdhi jeta në Tokë nga Marsi?
Në vitin 1984, një meteorit u zbulua në rajonin Alan Hills të Antarktidës. Ai u quajt ALH84001, dhe për një dekadë u la në harresë. Por në vitin 1994, analizat gjeokimike dhe mikroskopike, treguan se objekti ishte një meteorit marsian dhe shumë i pazakontë nga tëtjerët.
Shkencëtarët zbuluan se ai përmbante molekula organike komplekse të njohura si hidrokarbure aromatike policiklike (PAH), të cilat shpesh shoqërohen me aktivitet mikrobik. Po ashtu ata gjetën magnetite të përziera me sulfur hekuri. Zakonisht këto 2 minerale zakonisht nuk qëllon të jenë bashkë në prani të karbonateve, në rast se nuk prodhohen nga organizma të gjallë.
Për më tepër, studiuesit zbuluan disa nanostruktura në formë shufre me një pamje të pazakontë, të cilat kishin ngjashmëri me disa lloje bakteresh. Këto tre zbulime brenda meteorit, u cilësuan nga disa shkencëtarë si prova e mundshme e jetës në planetin e kuq.
Por me kalimin e viteve, shumica e provave që fillimisht dukeshin intriguese, tani konsiderohen të dyshimta, dhe aktualisht favorizohet më shumë hipoteza e një origjinë jo-biologjike të tyre.
Çështja nëse ekziston apo jo jetë në Mars, do të marrë përgjigje nga një mision që është planifikuar të nisë në fillimin e viteve 2030. Ndërkohë, vazhdojnë të mblidhen të dhëna qëtregojnë se dikur Marsi ishte një planet më i pastër dhe më i lagësht, dhe se mund të ketë pasur jetë në të kaluarën gjeologjike të largët

Jetë nga kometat apo asteroidet?
Çandra Vikramasing, astronom dhe matematikan në Universitetin e Bakingham, Britani,mendon se jeta ka të ngjarë të jetë formuar në brendësinë e kometave. Ai thotë se trilionaobjekte kometike që ka të ngjarë të ekzistojnë në sistemin diellor, ofrojnë shumë më tepër mundësi ku mund të jetë formuar jeta, sesa në mjediset e Tokës së hershme.
Sipas tij është e mundur që një kometë të jetë “infektuar” me jetë, kur ka kaluar nëpër atmosferën e sipërme të një planeti të pasur me jetë. Kjo mund ta lejojë që jeta të implantohetnë një kometë pa u formuar në të. Sigurisht, kjo nuk shpjegon se si u formua ajo jetë. Thjesht e shtyn problemin më larg në kohë, dhe në një trup tjetër planetar.
Një tjetër vend premtues për një origjinë jo–planetare të jetës mund të jenë asteroidët. Ata janë trupa shkëmborë që gjenden kryesisht midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Shumica e asteroideve, janë ndoshta fragmente të trupave protoplanetarë, që mund të kenë qenë sa madhësia e Vestas, me diametër rreth 530 kilometra.
Shumë asteroidë janë të pasur me lëndë organike, përfshirë aminoacidet. Për më tepër, analiza izotopike e asteroideve tregon se disa asteroidë kanë raporte izotopi deuterium-hidrogjen të ngjashëm me ujin në Tokë, duke e bërë më të mundshme që asteroidet të kenë kontribuar me materiale në Tokë gjatë formimit të saj.

Jetë nga sistemet e tjera yjore?

Në fillim shkencëtarët ishin shumë dyshues nëse mikrobet brenda shkëmbinjve të vegjël,mund t’i mbijetonin distancave të mëdha midis yjeve, sidomos pasi një udhëtim ndër yjor
do të zgjaste qindra miliona ose miliarda vjet. Por ky opinion ka ndryshuar me zbulimin kohët e fundit të 2 objekteve ndëryjorë, që kanë kaluar nëpër sistemin tonë diellor.
E pari ishte Oumuamua, që në gjuhën e Hauait do të thotë “i dërguari i parë nga larg”. Ai u zbulua në vitin 2017 nga astronomët duke përdorur një teleskop të Universitetit të Hauait.
Objekti i dytë u zbulua në vitin 2019. 2I/Borisov, ishte shumë i ngjashëm me kometat e sistemit tonë diellor, përveç orbitës së tij hiperbolike.
2I/Borisov dhe Oumuamua u zbuluan vetëm brenda 2 vitesh nga njëri -tjetri. Dhe kjo sugjeron se vizita nga objektet ndëryjore, janë më të zakonshme nga sa mendohej. Kjo ka bërë që shkencëtarët të jenë më të hapur ndaj mundësisë që jeta të udhëtojë jo vetëm midis planetëve brenda një sistemi diellor, por edhe midis sistemeve diellore.

E ardhmja e teorisë së Panspermisë
Aktualisht nuk ka dëshmi të forta se jeta është formuar në planetë të tjerë. Por pas çdo zbulimi astrobiologjik, bëhet më e mundshme që jeta të zbulohet së shpejti edhe përtej Tokëstonë. Pyetja që mund të shtrohet është:A do të jetë kjo jetë krejtësisht e ndryshme nga çdo jetë që kemi përjetuar, apo jetë që do të rezultojnë të jenë “kushërinjtë” tanë të humbur ndërplanetarë ose ndëryjorë? E vetmja mënyrë për ta zbuluar këtë, është të vazhdoheneksplorimet.
Marrë me shkurtime nga ancient origins – bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back