Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pandemia i ka bërë njerëzit më bujarë apo më egoistë?

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Pandemia i ka bërë njerëzit më bujarë apo më egoistë?

A na ka bërë pandemia e Covid-19 – dhe recesioni ekonomik i shkaktuar prej saj – më shumë bujarë këtë vit? A ka ndryshuar mënyra se si i ndihmojmë të tjerët? Kjo gjë në SHBA kuptohet zakonisht në fund të vitit, pasi rreth 30 për qind e totalit të donacioneve vjetore ndodh pikërisht gjatë dhjetorit.
Gjithsesi aktualisht ka disa të dhëna mbi këtë çështje. “Tendenca është në përgjithësi në rritje”- thotë Viktoria Vrana, nëndrejtore në Fondacionin Gejts. Ajo përmend një studim nga Projekti i Efektivitetit të Rritjes së Fondeve, që mbledh të dhëna në kohë reale nga disa platforma on-line të mbledhjes së fondeve.
“Ata tregojnë një rritje të përgjithshme gjatë gjithë gjysmës së parë të vitit. Dhe pjesa më emocionuese është rritja e dhuratave të vogla dhe donatorëve të rinj”- shton ajo. Rreth 56 për qind e familjeve amerikane bënë bamirësi ose dolën vullnetarë në përgjigje të krizës së pandemisë.
Sipas një sondazhi të “Harris Poll” të kryer për “Fast Company”, “nevoja për lehtësimin e urisë ka sjelle rritjen e akteve bamirëse”. Të njëjtën gjë konstatoi“Charity Navigator” në muajt marsi-tetor: Donacionet për “Feeding America” u rritën me 1.980 për qind dhe ato ndaj organizatës “Mjekët pa Kufij’ u rritën me 131 për qind.
Organizatat jofitimprurëse të fokusuara në ndihmën për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 po marrin fonde të konsiderueshme në çdo shtet të SHBA. Natyra globale e pandemisë, ka nxitur disa donatorë të mendojnë përtej familjes së tyre,dhe të kryejnë transferime në para të thata, si një mënyrë për të lehtësuar jetën e njerëzve në të gjithë botën.
“Një tendencën e re interesante, është interesi për t’u dhënë para direkt individëve”- shton Vrana. Për shembull fondacioni “GiveDirectly” mblodhi 118 milion dollarë për SHBA dhe 76 milionë për vendet afrikane. Organizata ndihmoi 116.000 familje në SHBA dhe 342.000 familje në Kenia, Liberi, Malavi dhe Ruanda.
Ky vit ka sjellë një mbështetje të shtuar dhe nga qeveritë, në formën e një të ardhure themelore universale (UBI). Qeveria e Spanjës ka shpërndarë pagesa deri në 1.015 euro për familjet më të varfra në vend, ndërsa Gjermania filloi një eksperiment të ri me të ardhurat themelore në muajin gusht.
Kur shkencëtarët Daniel Netëll dhe Rebeka Saks anketuan njerëz në SHBA dhe Britaninë muajt prill, maj dhe shtator, ata zbuluan se pandemia e rriti mbështetjen për skemën UBI në të dyja vendet. Por nga ana tjetër ata zbuluan disa indikacione paraprake se njerëzit besojnë se të tjerët do të vepronin në një mënyrë më egoistë sesa bashkëpunuese në një pandemi.
Siç e thekson psikologu i Universitetit të Stenfordit, Xhamil Zaki, ka dy histori themelore që njerëzit pëlqejnë të tregojnë mbi mënyrën e sjelljes së qenieve njerëzore në kohë krizash.
Sipas një historie, individët panikosen, thyejnë normat sociale dhe sillen me një egoizëm ekstrem. Historia tjetër është e kundërt:Njerëzit janë mrekullisht bujarë pas katastrofës!
Ata dhurojnë para, bëhen vullnetarë, përpiqen të ndihmojnë fqinjët e tyre. Ne shohim më shumë altruizëm dhe sjellje pro-sociale gjatë një krize sesa në kohë normale.
Narrativa e parë shihet shpesh e pasqyruar nga mediat. Për shembull, pas Uraganit Katrina, “The New York Times” e përshkroi Nju Orlinsin si një “gropë me gjarpërinj ku dominon anarkia, vdekja, plaçkitjet, përdhunimet, bandate grabitësve”.
Dhe pjesërisht për shkak të portretizimeve mediatike, kjo sjellje e paligjshme është ajo që shumë njerëz kanë pritur edhe presin në kohë krizash. Në një studim, njerëzit ranë në përgjithësi dakord me thëniet si “Kur ka një krizë, anëtarët e turmës veprojnë në mënyrë egoiste”,dhe “Kur ka një emergjencë, prishet rendi shoqëror”.
Por kur shikon rekordin historik, ai mbështet më shumë narrativën e dytë. “Dhembshuria ndaj katastrofës është e përhapur dhe e qëndrueshme. Ajo ndodh pas tërmeteve, luftës, sulmeve terroriste, uraganeve dhe cunamit, dhe tani në një pandemi”-shkruan Zaki.
Për shembull, ndërsa Covid-19 u përhap me shpejtësi, vullnetarët në të gjithë botën filluan krijimin e ndihmës reciproke të Google Docs. Në ato skedarë, ata shënuan informacionin e tyre të kontaktit dhe u ofruan t’i çonin ushqime ose ilaçe fqinjëve të tyre të pambrojtur.
Megjithatë, njerëzit në përgjithësi priren të besojnë ende në historinë më pesimiste të natyrës njerëzore. Por Atena Aktipis, psikologe në Universitetin Shtetëror të Arizonës është e bindur se periudhat e krizës mund të nxjerrin më të mirën tek ne njerëzit, për sa kohë që nuk shqetësohemi se të tjerët do të përfitojnë nga gatishmëria jonë për të bashkëpunuar.

/ bota.al
 
Varet në ç’perspektivë shihen ndryshimet e sjelljes. Nëse dikush largohet nga që kujdeset për shëndetin e vet, kjo nuk e bën egoist. Ose nëse dhuron sepse ke ‘më shumë kohë’, kjo nuk të bën më bujar. Mendoj se nuk na ka ndryshuar në thelb.
 
Pse vin ne acarim e siper ndodh qe te behesh dhe egoist
Rrushp egoist ??? kte fjale e njof e di cfare eshte
dhe eshte nji veprim qe perdor vec per punen time
me njerez te thjeshte ?? joooooooooooo as se vras mendjen ai tjetri ka dicka me shume se une ??
Hallall ja BEFTE ZOTI
 
Me te ftohte ne sjellje , me te prere ne biseda si rrjedhoje ndoshta dhe me indiferente ndaj te tjereve e egoista .
Troç muhabeti,mua nuk me ka bere asnje efekt . Une nuk besoj fare tek pandemite e shpikura. Tash po shoh ne Internet se vaksinen duan ta bejne te detyrueshme. Kjo i vuri kapak ndjenjave te mija ndaj te ashtequajtures pandemi. Dicka qe nuk ekziston,nuk ka pse me ndikon.E vetmja pandemi qe besoj une tashti,eshte ajo qe ka kapur median. Ata po e bejne qimen tra,cka po tregon se pandemia nuk i ka ndryshuar fare,sepse vazhdojne te jene ata lloj horrash qe kane qene gjithmone...
 
Si nuk ekzistoka?
Kam.pasur njerez të mite që e kanë kalu si dreqi.
Ti thuaj ktë, që ështe virus sintetik, laboratorik por jo që nuk ekziston.
Unë kam punu me te infektuar, kam.pas frikë, jam përpjekur mos ti prek por kjo smë bën egoiste , kam menduar për x apo y
Më dhimbset e vetja, si jo, mbase e kaloj por asaj kostos marramëndese smi mundeson as puna as shëndetesia por xhepi im
 
Si nuk ekzistoka, ku jeton ti amon?
 
Po dhe ndoshta ekziston... ku i dihet .......
Personalisht mendoj qe amerika e luajti piset lojen.... deshti me ja ngul kines dhe ja nguli vetes.... njeriu sa me shume di aq me shume dyshon .. te tjere thone qe eshte bill gates ne krye + shtetet e medha qe duan te kontrollojne njerezimin me ane te vaksinave mund te injektojne dicka ne trupin e njerzeve... nanoshkenca ka bere perparime.... mgjth zoti thot ruaju pak te te ruaj shume ... raste ke a pase plot.... ne dermenas ishte 1nga 5 rastet e para ne shqiperi. Nji familje qe erdh nga italia... e kaluan shyqyr
Kane vdek njerez... po as nuk behet fjale qe po....
Por mrndimi im personal eshte qe:. Po pastrojne boten nga te moshuarit dhe nga njerezit e semure ..
Po shkojme 8 miliarde...... .

Personalisht .... as nuk kam mbajte madje e as uk do te mbaj....
 
Si nuk ekzistoka?
Kam.pasur njerez të mite që e kanë kalu si dreqi.
Ti thuaj ktë, që ështe virus sintetik, laboratorik por jo që nuk ekziston.
Unë kam punu me te infektuar, kam.pas frikë, jam përpjekur mos ti prek por kjo smë bën egoiste , kam menduar për x apo y
Më dhimbset e vetja, si jo, mbase e kaloj por asaj kostos marramëndese smi mundeson as puna as shëndetesia por xhepi im
Nje virus qe vret 5% te te prekurve,konsiderohet normal nga mjekesia. Covid ka vrare 3% te te prekurve deri me tash. Perfundimet,nxirrini vete....me makine llogaritese.
Mire tkeqen.
Kjo tullumbace do pelcasi,ashtu sic plase para saj virusit i derrit,virusit i lopes se cmendur,virusit i eboles,virusi i sarsit,virusi i terrorizmit ,virusi i kesaj dhe virusi i asaj. Politikanet jane tashme te pajusyr ne armed biologjike me te sofistikuara qe ka shpikur Zoti: semundjet. Ashtu si Zoti,edhe ata do ti perdorin here pas here per te vrare sa me shume nga femijet e tyre. Vrasja e disave ngjall panik tek te tjeret,paniku sjell nenshtrimin,sepse njerezve ju hyn frika gjer ne palce. Keshtu eshte me kollaj ti komandosh. Sic thote dhe fjala e urte "nese do ti bashkosh njerezit ne nje mendje,shpik nje armik".
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back