Pamje tmerri nga Turqia, dëbora arrin deri në 1.5 metër, shihni si kanë ngrirë gomerët nga acari
Turqia është përfshirë nga moti i keq, me reshje të shumta dëbore.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen disa gomerë që janë lënë jashtë nga pronarët e tyre në Van, aty ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.
Siç mund ta shikoni, disa prej tyre kanë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz. Reshjet e borës në Van nisën para dy netësh dhe vijojnë me intensitet të lartë.
Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.
Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë. Në verë i përdorin për transport por në dimër lihen të ngordhin jashtë nga pronarët.
"Balkanweb"